A po zgjidhet problemi me policët serbë?
Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë, deri kur policët serbë mund të mbajnë statusin e të pezulluarve me pagesë. Nëse rreth 300 policët serbë, që bojkotojnë punën nga shkurti i vitit 2008, nuk kthehen në punë deri më 15 maj, pagat do t‘u ndërpriten. Ata do të trajtohen si punonjës të policisë deri më 30 qershor, kur, sipas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të shpallet konkurs i ri. Ky vendim, për sekretarin shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, nuk duket të jetë i mençur. Ai thotë se duhet të arrihet një zgjidhje politike, ku roli i EULEX-it do të ishte thelbësor.
Përfshirjen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në zgjidhjen e këtij problemi e dëshiron edhe qeveria e Kosovës. Këtë e konfirmon këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Fisnik Rexhepi. Por, nuk pranohet zgjidhja e problemit duke marrë për bazë planin 6-pikësh. "Nga instalimi i EULEX-it kemi kërkuar të mbështesë institucionet e Kosovës në këtë drejtim. Kemi kërkuar nga EULEX-i, që në komunikim me autoritetet në Beograd, të ndërmjetësojë që Beogradi zyrtar t‘i inkurajojë serbët të kthehen në polici. Por, i kemi bërë të qarta edhe qëndrimet tona se nuk do të lejojmë dualizëm në strukturën e Policisë së Kosovës, e aq më pak që të kemi zinxhir të dyfishtë në strukturën e Policisë së Kosovës", tha Rexhepi.
Policëve serbë u është drejtuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, përmes një shkrese zyrtare, duke i ftuar që të kthehen në punë. Ftesës personale të secilit punonjës iu është bashkangjitur vendimi i ministrit dhe të gjitha së bashku po u dërgohen çdo pjesëtari serb të policisë. Policia e Kosovës bëri të ditur se tanimë kanë pasur 4 raste të policëve serbë që janë kthyer. Ndërkohë, thuhet se ka shumë të interesuar në mesin e qytetarëve serbë që të përfshihen në kuadër të Policisë së Kosovës, nëse hapet konkursi i ri.