Maqedonia dhe Serbia, me qëndrime të kundërta
Maqedonia dhe Serbia duhet t‘i normalizojnë marrëdhëniet e ndërsjella që janë ftohur që nga njohja, vitin e kaluar, të Kosovës nga ana e Maqedonisë. Por sidoqoftë, të dyja vendet kanë ende qëndrime të ndryshme ndaj disa çështjeve rajonale të caktuara, në radhë të parë me Kosovën. Qëndrimet e ndryshme ndaj çështjeve rajonale të caktuara nuk janë pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe përqendrimin te realizimi i objektivave të përbashkët, sikurse është integrimi i të dyja vendeve në Bashkimin Evropian. Ky është konstatimi kryesor që u bë në takimet dhe bisedimet që ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, zhvilloi me autoritetet më të larta të Maqedonisë gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi këto ditë në Shkup.
"Nuk është sekret se kemi ndryshime qëndrimesh sa u përket çështjeve të caktuara, por është mirë që këto çështje të trajtohen në një dialog të thellë, ndërkohë që objektivat e përbashkëta janë shumë më të rëndësishme sesa ndryshimet që kemi në marrëdhëniet e ndërsjella", tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, pas takimit me homologun e tij serb.
Jeremiç, për të cilin kjo ishte vizita e parë në Shkup në cilësinë e shefit të diplomacisë serbe, nga ana e tij, konfirmoi se mes dy vendeve nuk kishte asnjë afrim qëndrimesh sa i përket çështjes së Kosovës, por se kjo gjë, në asnjë rast, nuk do ta pengojë Serbinë dhe Maqedoninë të bashkëpunojnë për realizimin e objektivave të përbashkët. "Viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë. U hap e vetmja çështje serioze ende e pazgjidhur. Beogradi dhe Shkupi kanë këndvështrime të ndryshme për statusin e ardhshëm të Kosovës. Për fat të keq, nuk kemi as afrim të qëndrimeve për këtë çështje", deklaroi ai.
Sipas shefit të diplomacisë serbe, bashkëpunimi mes Serbisë dhe Maqedonisë është i natyrshëm, pasi të dyja vendet si fqinjët më të afërt, duhet të mbështeten te njëri-tjetri. "Ne kemi nevojë për bashkëpunim në mënyrë të veçantë në këto kohëra jashtëzakonisht të vështira që po kalojmë. Ne kemi një vizion të përbashkët për një Ballkan të integruar në BE, por, sidoqoftë, kjo nuk është e lehtë, pasi përpara kemi shumë sfida, por, sikurse mendoj unë, ne ramë dakord se si, në çfarë mënyre dhe me cilin ritëm duhet të ecim në rrugën drejt BE-së", vuri në dukje Jeremiçi.
Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm i Serbisë u prit gjithashtu nga Presidenti i vendit, Branko Crvenkovski, Kryetari i Parlamentit, Trajan Veljanovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski. Në qarqet politike dhe mediatike maqedonase, vizita e shefit të diplomacisë serbe konsiderohet si një hap drejt ripërtëritjes së plotë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve që u prishën seriozisht, për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe përzënies, si pasojë, nga Serbia të ambasadorit maqedonas të asaj kohe në Beograd, Aleksandër Vasilevski