A thua janë frikësuar pangollaqët!?
Nga Vangjel SAKO
Ndodhi dhe tragjikomedia. Ajo, ajo e Pangos. Sepse ashtu është. Madje nuk dihet ku fillon e qeshura dhe ku ajo e qara. Ku mbaron njëra dhe ku tjetra. Po unë them tek vetë Pango. Sa ishin sekuencat me mbërthecka, ishte tragjedi. Dhe fare e thjeshtë për tu kuptuar. Një ministër ja kërkon një vajze. Duke shfrytëzuar postin. Por kur vetë Pango doli në TV u bë komedi. Sepse nuk ke si të mos qeshësh. Ai që ja kërkon hapur njërës që hiqet si hallexheshkë, hiqet viktimë. Se e kanë provokuar. Por ka një ligj të pashkruar. Provokimi është pronë e provokatorit. Kundërpërgjigja është pronë e të provokuarit. Se thotë populli. Kur më kafshon qeni, nuk do të thotë ta kafshoj edhe unë. Ajo vajza, erdhi për ta kafshuar Pangon. Dakord. Ishte provokatore. Kishte marrë një mision. Mbase ligjërisht edhe duhet dënuar. Unë nuk jam jurist. Nuk i di në perfeksion kodet. Dhe në këtë kuadër nuk jap dot mendim të prerë për këtë provokatore. Për këtë të flasin juristët. Por për Pangon jam i prerë. Është treguar legen. U tregua tamam kodosh. Siç edhe përflitej se ishte. Qysh pa u bërë ministër. Po ju them se nuk kam pasur asnjë kontakt të vetëm me Pangon. As unë dhe asnjë kushërira ime, që të mos mendojnë se kam konflikt interesi. Por u tregua i neveritshëm. Sepse edhe këtu mendoj se duhet një ndarje. Nëse ajo vajza do të shkonte vetë për seks, unë do të isha me Pangon. Nëse asaj vajze i kruhej me të vërtetë, unë do të isha me Pangon. Se nëse do të ishte një kontakt seksual i dëshirueshëm nga të dy palët, unë do të isha me Pangon. Nëse 365 vajza kanë dëshirë të shkojnë me një rrotacion ditor me Pangon, unë do të isha me të. Edhe sikur Pango ta kishte marrë atë vajzë në shtëpi për të bërë thjeshtë seks duke i premtuar para, unë do të isha me të. Se sa qindra mijëra janë sot ata që e paguajnë një çast intim. Sepse e dimë të gjithë, ai mëkat ka lindur me njeriun dhe do të vdesë më të. Se po u drejtohem vetëm burrave: Kush është ai që nuk e lakmon atë qershizën mes shalëve? Që është aq e ëmbël sa edhe diabetikët (ata që janë buzë varrit) e duan. Sikur të ishin vetëm mbërtheckat, qershiza dhe ai miku i Pangos s'do të kishte asgjë të keqe. Sa qershiza takohen me miq sot, legalisht e fshehurazi, aq të mira u bëfshin. Por kur me mbërtheckat, rrobat e banjos ngatërrohet Instituti, ministria, panairi, Londra, Berlini, këtu gjërat komplikohen. Sepse atë mikun dhe pasionin Pango i ka të vetat. Mund ti shfrytëzojë kur të dojë. Por ministrinë dhe Londrën nuk i ka të tijat. Ja kanë dhënë. Ja ka dhënë Sala. Jo për të shkër..... kë të dëshirojë. Jo sa i vijnë ta takojnë. Jo për ti detyruar ti shikojnë ngjyrën e tavanit të shtëpisë apo të zyrës. Por për një strategji kombëtare të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Që ai nuk mundi ta bëjë dot kurrë. Sepse tregojnë se mbi tavolinë i rrinë strategjitë e ministrit që zëvendësoi. Sepse po i tregoj vetëm për turizmin, meqë jam nga Vlora. Asnjë vlonjat nuk ja di për nder atij apo ndonjë pushtetari tjetër që sezoni turistik është i suksesshëm. Janë vetë vlonjatët që me njohjet e tyre thithin turistë vendas dhe të huaj. Se duan të ushqehen. Se janë vetë vlonjatët që kanë bërë gjithë ato lokale luksoze dhe gjithë ato disko që thithin turistë. Pango dhe pushtetarët e tjerë po të mendonte për turizmin vlonjat do ti bënte dy kanale që ujërat e zeza të mos derdheshin direkt në det. Se vlonjatët nuk e kanë detin nga Pango, por nga Zoti. Por ta lëmë turizmin. Flasim njëherë tjetër për të. Tani flasim për qershizën dhe atë mikun. Pango e qelbi. Dy herë. Njëherë kur kërkoi të zbërthejë mbërtheckat. Turp. A thua një ministër me makina, roje, me miliona kishte ngelur kaq në pikë të hallit sa t'ja zbërthente mbërtheckat një pothuajse të panjohure? Por unë të isha ministër, ndonëse nuk jam shumë i bukur, do ti bëja nja tre a katër që të vinin të ma kërkonin vetë ato. Nëse do të isha kaq qejfli sa Pango. Nëse do të mungonte kultura dhe morali. Dhe tjetra, kur doli pa pikë turpi në TV dhe u hoq viktimë. Që e kishin provokuar. Se i kishte ardhur vajza me dekolte. Po vajzat sot me sisa jashtë po rrinë gjithë ditën e ditës. Dhe në mes të qytetit. Se siç justifikohen, u bën mirë dielli. Ju heq kancerin e gjirit. Po vajzat sot me 5 cm fustan poshtë belit po rrinë gjithë ditën. Dhe po të ishte se ky ishte provokim, atëherë të gjithë ne burrat duhet të rrimë gjithë ditën me atë mikun në dorë. Por ka një logjikë njerëzore. Që na dallon nga ajo kafshërorja. Që atë gjënë nuk mund ta bëjmë sa herë të na fryhet. Që jo çdo femre që shikojmë dhe na pëlqen t'ia kërkojmë. Arsyeja dhe logjika e frenon tek njeriu epshin. Aq më shumë tek një figurë publike siç ishte edhe Pango. Që e di shumë mirë se i mbaron privatësia sa bëhet ministër. Se në atë demokracinë që ai propagandonte, paparacët atë punë kanë. Të gjejnë gafil një personalitet. Ky përbën sensacion. Se ndryshon të më gjejnë mua me një dashnore. Do më shajnë fëmijët, gruaja, vëllezërit, do zihem me kunetërit, do më thonë bravo shokët dhe kaq. Por ndryshon puna me Pangon. Që ishte ministër. Figurë shtetërore. Që nuk do ta kishin respektuar kaq sa e respektuan kur ishte ministër. Që nuk do ti hapnin aq dyer sa i hapnin kur ishte ministër. Dhe unë e kam më shumë me Pangot e tjerë. Që janë bërë sot aq shumë sa dyshon se a ka sot jopango. Flasim gjithmonë në pushtet. Se s'kam gjë me biznesmenët. Ata i kanë paratë e tyre dhe po vetë i harxhojnë. Për qejfin e tyre. Ku futet edhe pasja e një dashnoreje. E kam me ata që sa janë pa pushtet, edhe grave të tyre ua marrin me pakicë dhe sa zënë një karrige, bëhen sikur e kanë prej hekuri. Dhe për një vend pune, hedhin poshtë dy karaktere. Të tyren, sepse e dinë trimëri të shkër.... një vartëse dhe të vetë vartëses që ja jep shefit nga e keqja. Që po të mos e kishte shef nuk do ti hidhte edhe qurrat. Që po të mos i rrezikohej vendi i punës, do ta pështynte në mes të njerëzve. Që nuk ndjen asnjë kënaqësi seksuale kur ka shefin lart, por që rënkon lezetshëm për ti bërë qejfin kot shefit. Që sapo të mos e ketë më shef, po ashtu do ta shikojë me përbuzje. Këta shefa nuk e di nëse kanë zënë mend nga rasti Pango. Sepse ai u zu dhe ai po shin lëmin. Po sa kuaj të tjerë ka që po shijnë lëmin. Një kamera ishte dhe një u zu mat. Më jepni mua dhjetë kamera të fshehta dhe dhjetë vajza trime si ajo gazetarja dhe unë u bie dhjetë pushtetarë si Pango. Më jepni 100 dhe unë u bie 100. Më jepni 1000 dhe unë 1000 ju bie. Se përmes karriges po e shfrytëzon qershizën edhe ai shefi i vogël që vetëm dy vende pune ka në dispozicion. Dhe një ja jep një kushërire apo militanteje dhe tjetrën ja jep qershisëz. Jo më ata që kanë në dorë zyra luksoze dhe karrige me rrota. Jo më ata që kanë në dorë udhëtimet jashtë shtetit me paratë e shtetit. Jo më ata që i pyesin dashnoret se ku duan ti kalojnë pushimet me shefin. Këta a kanë venë mend? Këta a janë trembur nga Sala dhe Jozefina? Që atë gjënë të mos e bëjnë në zyra apo në avionë jashtë shtetit. Që atë gjënë të mos e bëjnë me paratë e taksapaguesve. Por po të kenë shpatulla ta bëjnë me lekët që duhet ti dorëzojnë tek shtëpia e tyre. Le ta bëjnë kur të mos jenë ministra. Ta bëjnë kur të mos jenë më pushtetarë. Ose le ta bëjnë legalisht. Si e bëri Sarkozy. Që mori një top modele. Dhe Franca pa ngurojë e zgjodhi president. Le ta bëjë dhe Pango apo pangallaqët e tjerë kështu. Që të mos merren pastaj të gjithë me të. Jo se po bëjnë moral në kuptimin moralist të fjalës. Jo se na është cënuar morali I një njeriu. Po sepse po moralipset gjithë shoqëria. Jo se po ndalojmë pushtetarët të kenë dashnore. Ata le ti kenë ato. Sepse edhe të mbash dashnore nuk është aq e lehtë. Ne kemi gratë me të cilat ndajmë gëzime e hidhërime në shtëpi dhe mezi e gjejmë gjuhën e duhur. Që në të shumtën e rasteve nuk kanë teka. Sepse ua zënë sytë fëmijët. Mendo se ç'heq një i zi që ka dashnore që edhe kur nuk duhet, nxjerr kot vickla nga më të ndryshmet. Pra pushtetarët le të mbajnë dashnore. Por ato të mos i zënë përmes punës. Përmes karriges. Shkurt të mos i shfrytëzojnë. Se për mua janë njëlloj si ata që shfrytëzojnë prostitucionin. Këta të fundit përmes forcës dhe mashtrimit, pushtetarët përmes karriges. Të