E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja tre lejet e Ramës për Delijorgjin që konfirmojnë heshtjen e opozitës për tragjedinë e Gërdecit

Mitingu i ortakut të Delijorgjit përdhos vdekjen e 26 viktimave të Gërdecit
Nesër opozita shqiptare do të dalë në shesh për të protestuar për 26 të vrarët e Gërdecit.  më në fund pas një viti kryebashki8aku i Tiranës dhe kryesocialisti i Shqipërisë po kujtohet të nderojë viktimat të cilat i braktisi për një vit rresht dhe për më shumë i poshtëroi duke i rrahur shpatullat kryeministrit të vendit që ishte organizatori i kësaj tragjedie. Gjithë hipokrizia e këtij mitingu konfirmohet nga fakti që një nga njerëzit kryesorë të kësaj sipërmarrje, Mihal Delijorgji na del njeriu më i mbështetur nga Edi Rama me leje ndërtimi. Pronari i fabrikës së vdekjes ka qenë një nga njerëzit më të dashur të kryebashkiakut të Tiranës. Janë tre leje të cilat ndërtimi që janë dhënë nga Edi Rama për Mihal Delijorgjin për të ndërtuar pallate pikërisht gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008. Kryesocialisti që nesër do të dalë në mitingun e radhës na del i implikuar me dhënie lejesh ndërtimi biznesmenit Delijorgji. Leja e parë nga Edi Rama që mban firmën e tij, është dhënë me vendim KRT së Tiranës numër 557 në rrugën e Kavajës në sipërfaqen e truallit 2801 metër katrorë. Leja e dytë e dhënë nga Edi Rama në drejtim të Delijorgjit ka numrin e vendimit të KRRT 394, edhe kjo në rrugën e Kavajës me sipërfaqe  3123.35 metër katrorë. Ndërkohë që leja e tretë është dhënë sërish në rrugën e Kavajës në truallin me sipërfaqe 3549 metër katrorë. Pra siç edhe shikohet nga faksimilet del  del që ky biznesmen ishte i lidhur ngushtë me Edi Ramën, i cili e pajiste me leje ndërtimi të pakufizuara.  Delijorgji, i cili në karrierën e tij ishte marrë me skrapin e tankeve të ushtrisë, ku tanket të cilat vlerën reale të tyre e kanë pasur miliona dollarë, përfunduan në duart e Delijorgjit për 1000 dollarë copa. Ushtria shqiptare u vu në dispozicion të Delijorgjit nga ministri i mbrojtjes i asaj kohe socialisti Majko, ashtu siç është vënë në dispozicion të tij edhe bashkia e Tiranës e cila i jepte leje ndërtimi pa kufi këtij biznesmeni.  E njëjta gjë ndodhte edhe me Sali Berishën, i cili i vuri në dispozicion kantierin e vdekjes nga ku pastroheshin dhe shiteshin fishekët të cilët faturoheshin për skrap, por që në të vërtetë pasuronin Berishën, Mediun dhe Delijorgjin nëpërmjet kontrabandës nga aeroporti i Rinasit. Këto tre leje që po ekspozojmë, nuk e kanë vlerën më shumë në faktin se i ka marrë Delijorgji, pasi gjithë Shqipëria e di klientelizmin e Edi Ramës me lejet e ndërtimit. Pajisja e këtij të fundit tregon trekëndëshin Majko-Berisha-Rama, i cili krijoi biznesmenin e armëve, të lejeve të ndërtimit dhe të skrapit, biznes që prodhoi vdekjen e viktimave të Gërdecit.  Lidhja e Ramës më Delijorgjin, solli dhe mbylljen e gojës së opozitës para korrupsionit dhe tragjedisë së Gërdecit, tragjedi e cila u kalua në heshtje nga opozita e udhëhequr nga Edi Rama. Këto leje ndërtimi pasqyrojnë qartazi lidhjet e Ramës me Gërdecin, me Sali Berishën dhe me kartelin mafioz të ndërtimit në Tiranë. Politika shqiptare flet shumë nëpërmjet shoqërive të përbashkëta të kësaj kategorie, ku politikanë dhe biznesmenë të dyshimtë janë së bashku shkaktarë të tragjedive si ajo e Gërdecit. Demonstrimi i këtyre lejeve të dhëna nga Edi Rama për Delijorgjin nga gazeta SOT, vërteton faktin që protesta e nesërme është një mashtrim për qytetarët e Tiranë, është një mashtrim për viktimat e Gërdecit, mashtrim që bëhet nga ortaku i pronarit të fabrikës së vdekjes Delijorgjit. Kjo protestë nuk mund të mbulojë marrëveshjen e Ramës me biznesmenin Delijorgji, ashtu siç nuk mund të fshehë lidhjet e socialistëve në aferat e armëve që nga koha e Majkos deri te qeverisja e Berishës. Slogani Mos Harro i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse slogani që Rama i kujton ortakëve të tij Berisha, Mediu, Majko Delijorgji të mos të harrojnë  pazaret e armëve dhe të lejeve të ndërtimit, të cilat prodhuan vrasjen e 26 personave, pasi ortakllëku nuk mund të prishet nga Rama &Co për kaq pak gjë sipas tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›