A u vra vërtet Gadafi?

E enjtja ishte dita kur u tha se Gadafi vdiq pas plagëve të marra nga sulmet e opozitarëve, ndërsa autori i plumbit qorr vdekjeprurës u tha se ishte një djalosh 19-vjeçar.
Megjithatë, Rusia e ka një dyshim në këtë drejtim, pasi shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavror, ka kërkuar një hetim rreth vdekjes së Gadafit. Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, dhe grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International, Ata i kërkojnë Këshillit Tranzitor libian që të qartësojnë vrasjen e Gadafit.
Një tjetër çështje që ngre pikëpyetje të shumta është varrosja në mënyrë sekrete e liderit që qëndroi më shumë se 40 vite në pushtet, por që pati një fund të turpshëm, ku thuhet se u tërhoq zvarrë nëpër rrugë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar Tranzitor, të ofrojë llogari transparente rreth shkakut dhe rrethanave të vdekjes së Gadafit. Zyrtarë të Këshillit kanë thënë më parë se Gadafi u plagos për vdekje në përleshjen me armë në mes forcave të Këshillit dhe besnikëve të tij, dhe nuk u vra me qëllim nga focat e Këshillit. Këshilli Kombëtar Tranzitor pritet që të shpallë të dielën çlrimin e Libisë nga regjimi i Gadafit. /S.Ll/Start/
2011-10-22 11:35