Eurorajoni - zgjidhja e problemit te Veriut te Kosoves Ekspertet hedhin ide

Veriu i Kosoves ka mbetur nyja e pazgjidhur ne rajon me potencial per shperthimin e dhunes. Pas eskalimit te situates atje ne korrik te ketij viti dhe nderprerjes se dialogut mes Prishtines dhe Beogradit gjendja ka mbetur e ngrire. Komisioni Evropian ne prezantimin e raportit te progresit per vitin 2011 i terhoqi vemendjen si Prishtines ashtu edhe Beogradit per kompromis.
Prishtina duhet te zhvilloje nje plan te qarte per veriun dhe te integroje te gjithe serbet qe jetojne ne Kosove jo vetem ata ne jug te vendit kerkoi Komisioni Evropian. Ndersa Serbia e cila mori premtimin per statusin e kandidatit duhet te gjeje nje zgjidhje per Kosoven deri ne dhjetor kohe kur vendoset per statusin kandidat. Dialogu duhet te filloje ndryshe nuk miratohet rekomandimi i Komisionit Evropian nga BE. Keto jane sinjalet e qarta te Brukselit per te dy vendet aspirante.
Plani Ahtisari plus ofron mundesine e zgjidhjeve te perkohshme
Thembra e Akilit per Kosoven eshte Veriu. Nderkohe qe KFOR-i nisi te enjten me heqjen e barrikadave serbe nga veriu ekspertet diskutojne mbi zgjidhje te mundshme per kete rajon. Disa eksperte nga Kosova kerkojne statusin e posacem te nje rajoni evropian per Veriun gje qe duhej bere ne bashkepunim me institucionet evropiane. Behlul Beqajnga Levizja evropiane e Kosoves thote per se permes ketij statusi te posacem eurorajonal kjo pjese do te kishte lidhje te vecanta me pjesen tjeter te Kosoves SErbise dhe natyrisht BE-se.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rreziku i dhunes ne Veri mbetet
Edhe eskperti nga Beogradi Dusan Janjic e perkrah nje zgjidhje interim per Veriun e Kosoves. Nuk mund te arrihet menjehere ne nje zgjidhje perfundimtare kjo nuk eshte realiste thekson ai. Madje nuk mund te arrihet as ne rruge paqesore. Nje zgjidhje e mundshme e perkohshme vjen sipas Janjic nga plani Ahtisari plus i cili permban nje decentralizim me te dukshem eme teper kompetenca per Veriun e Kosoves. Sipas Janjic plani Ahtisari plus nuk do ti kenaqe te gjitha palet. Aty eshte i nevojshem nje opcion shtese plotesues per decentralizimin dhe mbrojtjen e minoriteteve i tha Janjic ne nje interviste Deutsche Welles.
Union komunash ne nje Eurorajon
Sipas tij ky plan i modifikuar do ti korrespondonte nocionit te nje eurorajoni. Ky rajon do te funksionote si nje llon uioni i perbere nga komunat dhe ai do te kishte te drejten te bashkepunonte vete drejtperdrejt me komunat ne Malin e Zi Serbi e Shqiperine veriore. Por zbatimi i kesaj do te kerkonte miratimin e BE-se dhe nje financim te qarte permes fondeve per projekte bashkepunimi te ketij eurorajoni.
Janjic beson se permes shkrirjes rajonale dhe bashkepunimit ekonomia do te rritej me shpejt dhe do te tejkalohet me shpejt ekonomia informale. Kjo lulezon sidomos ne sektoret e furnizimit me energji dhe artikuj ushqimore. Krijimi i nje eurorajoni do te kishte edhe efekt pertej rajonal. Sepse pikerisht ne sektorin e energjise dhe furnizimit me energji vende me probleme si Bosnja Shqiperia Mali i Zi do te perfitonin mjaft eshte i mendimit eskperti nga Beogradi Dushan Janjic.
Autor DW/Arapi
Redaktoi Esat Ahmeti