Firence, arrestohet shqiptari që theri dy të rinj
Ngjarja ndodhi mbrëmë për motive të dobëta. Në një zënkë mes të rinjsh në qytezën e Borgo San Lorenco të Firences, Dine ka goditur disa herë me thikë dy 18 vjeçarët, njëri nga të cilët ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Firences. Kombësia e dy të rinjve të plagosur nuk bëhet e ditur nga autoritetet italiane.
Fatjon Dine rezulton me precedent penal në vendin fqinj, pasi më 24 janar të këtij viti është ndaluar nga policia nën akuzën e përdhunimit dhe ishte dënuar nga drejtësia italiane me 2 vjet e 9 muaj burgim. Dine u lirua vetëm 3 muaj më parë për pezullim të dënimit.