E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, digjet banesa karakteristike. S'ka të lënduar

Shtëpia prej kohësh ishte e pabanuar pasi pronari i saj jetonte në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e gurtë.Banesa karakteristike është djegur plotësisht, ndërsa dëme të pjesshme ka pësuar edhe banesa tjetër ngjitur me të. 

GJIROKASTER- Një shtëpi karakteristike dykatëshe, e pabanuar është përfshirë nga flakët gjatë orëve të naks së të dielës në lagjen Palorto, pranë zonës muzeale në qytetin jugor të Gjirokastrës.

Banesa prej kohësh ishte e pabanuar pasi pronari i saj Ylli Abazi jetonte në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e gurtë.

Burime nga vendngjarja thanë për NEWS24 se flakët kishin qenë të fuqishme dhe se kishin rrezikuar dhe një banesë tjetër ngjitur me të, edhe kjo e pabanuar. Forcat zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll dhe më pas shuar flakët, për rreth 2 orë.

Banesa karakteristike është djegur plotësisht, ndërsa dëme të pjesshme ka pësuar edhe banesa tjetër ngjitur me të.
Nga hetime paraprake rezulton se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet mundësia e vënies së qëllishme nga persona të tjerë. Ky është rasti i dytë gjatë këtij viti që një banesë e vjetër gjirokastrite përfshihet nga flakët. Në të dyja rastet banesat kanë qenë të braktisura.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›