E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK: Marrëveshja kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut

Marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë parë si marrëveshje në vazhdën e pajtimeve të arritura deri tani mes dy vendeve, që sipas tyre nuk po realizohen ashtu siç do të duhej.

Nënkryetari i kësaj partie Ahmet Isufi, tha se pozicioni i Kosovës dhe paraqitja e saj në bashkëpunimet rajonale duke u prezantuar edhe me Rezolutën 12 44 e kthen Kosovën në pozicionin në të cilin ka qenë dikur në kohën e UNMIK-ut.

“Kthimi i Rezolutës 12 44 është rikonfimimi i prezencës së UNMIK-ut dhe po ashtu pa Republikën e Kosovës që do të duhet të ishte formulim në marrëveshje, cenon arritjet e deritanishme për Kosovën”, tha Isufi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›