E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sporti sot mungesë qytetarie, PS do ta rilindë

“Sporti” ka qenë fusha e radhës në qendër të shpalosjes së programit të Partisë Socialiste, nën moton për një rilindje kombëtare. Gjatë kësaj mbledhje, në fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama e ka vlerësuar sportin si një instrument shumë të rëndësishëm, kulturor , shëndetësor, ekonomik dhe social. Në këtë kontekst Rama ka vënë theksin në një ngecje të sportit në Shqipëri, një dekadencë derivate të terësisë së situatës në vend.
 

“Ky draft është fryt i një pune mjaft të dobishme. Sporti është kulturë, kulturë qytetare, demokratike dhe ekonomike, duke i mbledhur bashkë në terësi është kulturë humane. Po kështu është shëndet,stil dhe cilësi jetese. Duke parë se ku jetojmë mund ta gjejmë sportin në dekadencën e saj, ashtu si dhe vetë jeta sociale në vend. Nuk ka mundësi që në një vend demokratik imazhi më i parë kur mbyll sytë duhet të jetë dhuna në stadiume. Duke e parë sportin si kulturë, ka një mijë e një arsye për tu dorëzuar përballë këtij realitetiti. Nga ana tjetër sporti është një instrument, për të motivuar njerëzit. Është një instrument pa të cilin nuk mund të ketë politika të shëndetshme. Sporti ka efekt për të luftuar të gjithë ato vese që e tërheqin rininë si një makth” ka thënë ai.
 

Sipas Ramës programi i PS-së është i vetmi që mundëson një rilindje të sportit, duke e parë si një instrument kryesor në qeverisjen e ardhshme të kësaj partie.
 

“A mund të rilindë sporti në Shqipëri dhe a mund të jetë një nga instrumentat kryesorë të një procesi qeverisës të rilindjes shqiptare? Unë them që po. Synimi për të tërhequr mendimet e të gjithëve, sidomos kur bëhet fjalë për sportin, pa parë ngjyrën politike të askujt është një element mjaft i rëndësishëm. Në këtë tryezë bisedimesh vihet re një mosprani e femrave, cfarë shpesojmë që ta rikuperojmë takimin e ardhshëm”shtoi Rama.
Më herët gjatë takimit, deputeti socialist Fidel Ylli ka bërë një panoramë të pikave dhe elementëve favorizues dhe primar të këtij programi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›