E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Marrëveshja mundëson statusin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se marrëveshja e arritur në Bruksel, do t`i mundësojë Serbisë marrjen e kandidaturës për anëtarësim në BE.

“Me rëndësi është që marrëveshja i mundëson Serbisë marrjen e kandidaturës për anëtarësim, vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Ai ka vlerësuar se tani është e qartë se presioni i bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe SHBA-së ka rënë mbi Prishtinën.

Sipas tij, marrëveshja është një kompromis nga i cili secili merr ngapak nga ajo që dëshiron, por, më e rëndësishme siç ka thënë ai, “është që Serbia ka treguar se di të mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›