AAK: Ministri Agani të rishikojë pozicionin e tij karshi Qeverisë

Madje sipas tyre gjendja në këtë sektor është edhe më e rëndë, duke marrë për bazë përplasjet e interesave të ndryshme politike, parapolitike dhe ekonomike, të cilat kanë rezultuar me arrestimet e zyrtarëve të saj më të lartë, me anulimin e konkurseve, ndryshimin dhe kthimin prapa të statutit të QKUK-së.
Udhëheqësi i këtij grupi, dr. Talat Gjinolli, në një konferencë për media të mbajtur të martën, ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin kritik të AAK-së karshi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë, duke thënë se pavarësisht përpjekjeve të ministrit Agani, gjendja në terren mbetët po e njëjta.
Sipas Gjinollit, fatkeqësia e Ministrisë, megjithatë, nuk përfundon këtu, duke thënë së bllokimi i Ligjit për shëndetësi dhe atij për sigurime shëndetësore nga ana e FMN-së dhe BB-së, tregon më së miri se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka përkrahjen as të Qeverisë.
Gjinolli ndër të tjera ka përmendur faktin se partia më e madhe në Qeveri, PDK, sipas tij, nuk ka marrë pjesë në asnjë diskutim për gjendjen në shëndetësi, po ashtu ka vlerësuar se nga ky subjekt nuk ka ardhur asnjë vlerësim për gjendjen në të cilën gjendet sektori shëndetësor.
Sipas Gjinollit e krejt kjo po ndodh pasi që ministri Agani nuk po gëzon përkrahjen e Qeverisë dhe për këtë arsye AAK fton ministrinë Agani ta rishikojë pozicionin e tij karshi Qeverisë.
Departamenti i AAK-së për shëndetësi, konfirmon edh një herë se ka qenë e përkushtuar dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve për ta përparuar shëndetin e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh a vijnë këto nga pozita, apo opozita. Ky qëndrim parimor i AAK-së i jep të drejtë asaj që të njëjtën përgjegjësi ta kërkojë edhe koalicioni në pushtet. (Kosovapress)