E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruajeni

Catherine Ashton, William Hague e Carl Bild i telefonuan Hashim Thaçit mbrëmjen e së hënës. Ata kërkuan nga pala kosovare që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë për përfaqësimin e vendit në nismat rajonale, në shkëmbim të hapjes së perspektivës europiane të Kosovës. Në Bruksel palët do të diskutojnë për fusnotën, por takimi i planifikuar për sot nuk dihet nëse do të mbahet, pasiqë Zv. Kryeministrja Edita Tahiri nuk ka mundur të udhëtoj për Bruksel, për siç është thënë, shkaqe teknike.

Presioni mbi palët në bisedime, Prishtinën dhe Beogradin, ka qenë i madh të hënën vetëm një ditë përpara se përfaqësuesit e të dyja vendeve pritet të ulen në tavolinën e dialogut në Bruksel, ku duhet të bëjnë marrëveshje për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe europiane.

Takimi që është planifikuar të mbahet të martën më 21 shkurt, është vënë në dyshim pasiqë Zv. Kryeministrja Edita Tahiri nuk ka mundur të udhëtoj për në Bruksel të hënën, për siç thuhet shkaqe teknike.

Por mbrëmja e së hënës ka qenë shumë aktive, ku në lëvizje janë vënë shumë diplomatë të lartë europian dhe botëror, duke përfshirë edhe ambasadorët e shteteve më me rëndësi në Kosovë.

Kryeministrit Hashim Thaçi i kanë telefonuar Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton, Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague, Shefi i Diplomacisë suedeze, Carl Bild dhe kongresistë amerikanë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›