Veseli hyn në politikë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, ka mohuar se shërbimi që ka udhëhequr ai ka kryer krime.
Në një intervistë ekskluzive dhënë mediave të Grupit Koha, ndërsa ka shpjeguar arsyet pse nuk mund të rrijë anash zhvillimeve politike, ka bërë publik lajmin se hyn në politikë.
Ish-shefi i SHIK-ut ka folur edhe për raportet e strukturave ilegale të viteve ’90-të dhe atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me lëvizjen paqësore politike të udhëhequr nga Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton telegrafi.