E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Qeveria joefikase

Shefi i Grupit parlamentar te AAK-se, Ardian Gjini, kritikoi dje ne nje konference per shtyp, Qeverine e Kosoves mbi mashtrime ne shume fusha. "Kuvendi eshte dominuar dhe udhehequr nga qeveria, e cila ka udhehequr axhenden e kuvendit, ka caktuar orarin se kur do te mbahen seancat", tha Gjini, i cili kritikoi qeverine per mos pergatitje per pune te efektshme. Per njohjen e pavaresise se Kosoves nga shtetet e tjera, Gjini sqaroi se qeveria duhet te kete nje strategji."Kemi probleme me njohjet. Nuk eshte faji vetem i Qeverise, mirepo nuk mund te kemi qeveri e cila te pakten nuk reflekton edhe me punen e vet.", theksoi Gjini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›