Bolton: Negociata per statusin
Ndonese Uashingtoni zyrtar ka bere te qarte se ceshtja e statusit te Kosoves eshte pune e kryer, ish-ambasadori amerikan ne OKB, Xhon Bolton mendon ndryshe. "Jam i bindur se ne lidhje me Kosoven, eshte me se miri te vazhdohen negociatat per statusin", eshte shprehur Bolton ne nje interviste per "Zerin e Amerikes". Sipas Boltonit, pothuajse eshte e sigurt se do te ndodhe ndarja e Kosoves, pasi qe zonat e banuara me serbe do te orientohen drejt Serbise, duke u perpjekur qe te shkeputen. Ai thote se duhet te arrihet "nje zgjidhje e drejte" te shume ceshtjeve ne marredheniet e serbeve dhe shqiptareve te Kosoves.