AAK: Shteti të mbrojë qytetarët, të kapen autorët e shpërthimit
PRISHTINE-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcolli sot indinjatën e saj të thellë për sulmin me eksploziv ndaj një familjeje shqiptare në lagjen e ‘Tre Rrokaqiejve’, në veri të Mitrovicës, ku humbi jetën një qytetar shqiptar dhe ku u plagosën familjarët e tij.
Më tej, në njoftimin e AAK-së, thuhet se duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë kriminal, AAK ndan dhimbjen e saj të thellë me të afërmit e viktimës, kurse personave të lënduar iu uron shërim sa më të shpejtë.
AAK fton institucionet kompetente që t’i përdorin të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, për identifikimin dhe kapjen sa më të të shpejtë të kryesve të këtij akti barbar.
Sipas AAK-së, akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve tanë në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oaz të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë.
(d.b/BalkanWeb)