Mitrovicë, eksploziv në banesë, vdes nje shqiptar, plagosen 4 fëmijët
MITROVICE-Një person ka vdekur ndërsa 4 fëmijet e tij janë plagosur, 2 prej të cileve në gjendje të rëndë nga shpërthimi në një banese në veri të Mitrovicës .
Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 te mëngjesit pranë vendit të njohur si 'Tre rrokaqiejt', në banesën e Selver Haradinaj me etni shqiptare.
Për pasojë ka humbur jeten, 38-vjecari, baba i katër fëmijëve, ndërkohë që dy nga fëmijët e tij janë ende në emergjencë.
Sipas burimeve jozyrtare që vijnë nga punonjës të EULEX, mediat kosovare citojnë se shpërthimi në banesë është bërë përmes një detonatori të montuar.
Televizioni i Kosovës raportonte sot ne mëngjes se sipas banorëve të zonës, edhe babai i viktimës ishte vrarë në veri të Mitrovicës në vitin 1999.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar, por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike.
Deri në këto çaste, nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti, ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit.
Veriu i Mitrovicës është i dominuar nga serbët dhe strukturat e tyre paralele, ndërsa zona e Tre Rrokaqiejve është e banuar dhe me shqiptarë.
(d.b/BalkanWeb)