E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avari e rëndë në Shën Mëri, Tirana pjesërisht pa ujë

TIRANE-Një pjese të madhe të qytetit të Tiranës i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të një avarie shumë të rëndë në Shën Mëri.
Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës (UKT) njoftuan se për shkak të reshqitjes së dherave si pasojë e reshjeve me intensitet përgjatë 2 ditëve të fundit është këputur linja e transmetimit 700 MM.
UKT njofton se po punon pa ndërprerje për të riparuar avarinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›