E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Avari në sistemin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë

Tiranë- Si pasojë e një avarie në sistemin e ujësjellësit pranë zones së Shën Mërisë në Tiranë, një pjesë e madhe e kryeqytetit do të vuajë mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas një njoftimi nga Ujsjellës Kanalizime Tiranë, shkak i defektik ka qenë rrëshqitja e dherave si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që ranë mbrëmë.

Mësohet se është këputur linja 700 MM, dhe po vazhdojnë punimet për riparimin e saj.

Ndërkohë nuk ka ende një informacion se kur mund të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tepelena pa ujë, riformatohet bordi i Ujësjellësit Tepelenë- Rrethi i Telepenës po vuan problematiken e furnizimit me...
  2. Furnizimi me ujë i plazhit të Durrësit, nisin investimet në rrjet Durrës- Sistemi i ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Durrësit do...
  3. Defekt në Bovillë, kryeqyteti mbetet pa ujë Tiranë- Rezervuari i Bovillës si pasojë e një defekti ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›