E Diel, 1 Nëntor 2026

Një gazetar s'mund të burgoset

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave Dunja Mijatoviq i ka drejtuar një letër kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevskit në burgosjen e gazetarëve.

Në letër përfaësuesja e OSBE-së shkruan se Maqedonia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku një gazetar përfundon në burg për shkak të fjalës së shkruar.

Ajo thekson se nuk mund të pranohet për një shoqëri demokratike që të burgoset një gazetar vetëm për një fjalë të shkruar dhe nuk e pranohet vendimi i autoritetve gjyqësore për vazhdimin e paraburgimit të gazetarot Tomislav Kezharovski, shkruan Zhurnal.

“Ky është i vetmi rast në Ballkanin Perëndimor ku një gazetar përfundon në burg dhe mbahet aty në pritje të gjyqit. Unë jam e shqetësuar nga arrestimi i tij dhe nga mbajtja tejet e gjatë në paraburgim, si dy masa që do të ndikojnë negativisht në lirinë e medias në vendin tuaj”, thekson Mijatoviq.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›