E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankes ne Durres pranga te tretit

Arrestohet pjesëmarrësi i tretë në grabitjen e bankës në Durrës. Mëngjesin e sotëm, forcat e policisë kanë vënë në pranga shtetasin Admirim Elezi, 37 vjeç, i akuzuari si personi i tretë që ka marrë pjesë në grabitjen e filialit të bankës NBG.

I arrestuari i sotëm ishte personi i tretë i dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e bankës në hyrje të Durrësit ndersa dy bashkëpunëtorët e tij ranë në pranga ditën e djeshme gjatë një aksioni ku policia sekuestroi edhe rreth 20 milionë lekë, pjesë e sasisë monetare të grabitur në bankë.

Pas arrestimit të personit të tretë, policia theksoi se po vazhdon hetimet e saj për zbardhjen e ngjarjes. Tre persona që u hoqën si klientë grabitën 32 mijë euro në filialin e NBG në hyrje të Durrësit ndërsa policia identifikoi autorët nisur nga provat e marra në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›