E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK e ka vendosur, në koalicion me PDK-në

KOSOVË - Një anëtar i Kryesisë së AAK-së, në kushte anonimiteti ka thënë se AAK-ja përfundimisht e ka ndarë mendjen të hyjë në koalicion me PDK-në, por pa AKR-në.

“Një pjesë e ngushtë e partisë është informuar tashmë se koalicioni me PDK-në do të ndodhë pas lirimit të liderit të partisë, Ramush Haradinaj”, ka thënë ai për “Epoka e Re”, transmeton “ORAinfo”. “Nga një pjesë e anëtarëve të kryesisë na është konfirmuar ky lajm, por qysh dhe si janë marrë vesh nuk e dimë”.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›