AAK e shqetësuar me daljen e ulët në votime
Anëtar i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri në konferencës së parë për media ka prezantuar të dhënat e para nga shtabi zgjedhor i kësaj partia, me ç’rast ka shprehur shqetësim për daljen e ulët në votime gjatë paradites.
Tahiri ka bërë të ditur se disa vendvotime në Mitrovicë, kryesisht në Shalë të Bajgores janë hapur me vonesë dhe kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të borës së madhe dhe temperaturave të ulëta.
“AAK është e shqetësuar me daljen e ulët të popullatës së Mitrovicës dhe me këtë rast AAK fton të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e lirë të votës dhe të dalin masovikisht në zgjedhje”, ka thënë ai, siç transmeton Kosovapress.
Në këtë rast, AAK i bënë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, partive politike dhe faktorëve relevant të sigurisë që të jenë të kujdesshëm për të siguruar një proces të mirëfilltë zgjedhor.