Egjipt, mbi 20 mijë persona në protestë kundër sulmit izraelit
Kajro - Dhjetëra mijë njerëz janë hedhur sot në protesta në rrugët e Egjiptit, në shenjë proteste Afro 20.000 persona manifestuan në të gjithë Egjiptin kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazas. Afro 4.000 persona manifestuan përpara selisë së Urdhërit të Mjekëve në Kajro ndërsa afro 4.000 të tjerë dolën në rrugët e qytetit të Aleksandrisë (veri).
Tetë mijë studentë të Universitetit të Assiout, qytet në jug të Egjiptit dhe dega lokale e Al-Azharit, autoriteti më i lartë fetar sunit, manifestuan gjithashtu.
Afro 3.000 persona, kryesisht studentë, manifestuan në qytetin e Minyas (Egjipti i Sipërm), duke hedhur parrulla dhe duke valëvitur flamuj palestinezë. Ndër parullat e hedhura nga turma ishin edhe -Ku është ushtria arabe?-, apo -Mbylleni ambasadën e tyre, largojeni ambasadorin e tyre!" duke aluduar për marrëdhëniet diplomatike mes Egjiptit dhe Izraelit.
Pjesa më e madhe e manifestuesve bëjnë pjesë në Vëllazërinë Myslimane, grupi kryesor i opozitës në Egjipt, drejtuesi i të cilës i dënoi dje sulmet izraelite, duke i cilësuar si "krim i pakrahasueshëm në histori".