E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK-ja akuzon Thaçin për ndërhyrje ndaj mediave

Në emër të AAK-së, akuzat i adresoi Donika Kada-Bujupi, deputete në Kuvendin e Kosovës. Në një konferencë për media, ajo tha se në tre muajt e fundit, kanë arritur një mori reagimesh nga personalitete të shquara në adresë të Qeverisë pas kërcënimeve që i bëhen gazetarëve të Kosovës, dhe brenda tre muajve, për shkeljen e kësaj të drejte fundamentale në Kosovë, shqetësime në adresë të Qeverisë kanë ngritur edhe mbi 55 organizata vendore dhe ndërkombëtare”, tha Kada-Bujupi, duke p]rmendur Amnesty International, Freedom of House, Reporteret pa Kufij.

Ndërsa, sipas Donika Kadaj _ Bujupi, vetëm këtë vit Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës ka marrë 11 ankesa nga më të ndryshmet, duke filluar nga censura e lajmeve, kërcënime dhe dhuna ndaj gazetarëve. Ajo ka thënë se “gjendja e rëndë e krijuar në Kosovë, e që rrezikon demokracinë është edhe rasti i fundit më eklatant, kur Qeveria ndërhyn në mediumin publikë – RTK”. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›