BDI e gatshme të braktisë kabinetin qeveritar
“Këtë vendim e marrin organet e partisë, para së gjitha këto kompetenca i ka lideri i partisë, Ali Ahmeti. Nëse ai urdhëron ose kërkon të sillet vendimi për braktisjen e koalicionit, e ka mbështetjen e të gjithë funksionarëve dhe deputetëve të BDI-së”, theksoi Rafiz Haliti.
Dy partnerët e koalicionit Ali Ahmeti i BDI-së dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE nuk janë takuar gjatë fundjavës, edhe përkundër një takimi të paralajmëruar mes tyre.
Paralajmërimet për një takim të përbashkët për të sqaruar pozicionet e tyre lidhur me botimin e “Enciklopedisë Maqedonase”, ishin bërë nga kreu i BDI-së, i cili ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe Qeveria të distancohen nga botimi i kësaj vepre kontroverse për shqiptarët.
Dy liderët e partive të koalicionit qeveritar në Maqedoni nëpërmjet mediave kanë drejtuar mesazhe dhe qëndrime lidhur me debatin e ndezur për enciklopedinë.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se prononcimet e deritanishme të kryeministrit Gruevski për enciklopedinë janë të pamjaftueshme. Acarimi i marrëdhënieve midis dy partive të koalicionit është ndjerë edhe në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë, ku ka patur reagime dhe mospajtime midis ministrave shqiptarë dhe atyre maqedonas. (INA/start)