AAK-ja nuk do te merret me Qeverine Thaci

Me Qeverine Thaci dhe deshtimet e saj eshte marre edhe bashkesia nderkombetare. I keni pare permbajtjet e raporteve te fundit. Korrupsioni eshte rritur liria e shprehjes eshte kufizuar nuk ka investime nga jashte ka deklaruar sot Blerim Shala nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Duke folur per procesin zgjedhor te karakterizuar edhe me aderime te shumta koalicione parazgjedhore kercime nga njera parti ne tjetren Shala tha se parimisht per shkak te pragut zgjedhor 5 per qind i cili u instalua ne vitin 2007 dhe i tille ka mbetur edhe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare eshte e paimagjinueshme qe partite e vogla ta arrijne ate.
Prandaj eshte krejtesisht e kuptueshme qe ato kane supozuar se varianti i vetem per te hyre ne Kuvendin e Kosoves eshte qe te inkuadrohen ne listat e partive te medha. Kushtimisht them te medha sepse nuk dua te perbuz askend ndash kjo eshte skena politike e Kosoves tha Shala ne nje interviste per Radion Evropa e Lire.
Duke folur rreth fjalorit zgjedhor qe midis partive politike ka filluar te tingelloje me i ashper Shala tha se keto jane zgjedhjet e para te pergjithshme ne Republiken e Kosoves.
Ne e dime se Kuvendi dhe Qeveria qe kane qene ne fuqi jane perzgjedhur ne nentorin e vitit 2007 perpara se Kosova te behej shtet ne rrethana dramatikisht te ndryshme krahasuar me keto te sivjetmet kur synimi i te gjithe neve ishte qe Kosova sa me pare ta definonte statusin e saj te behej shtet.