AAK: “Qeveria Thaçi”, dinosauri që po ha popullin
PRISHTINE - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehu shqetësimin për raportin e progresit për Kosovën, ku vend të rëndësishëm zënë edhe problemet në administratën publike.
“Qeveria e Kosovës është qeveria me luksin më të madh në Europë në shtetin më të varfër të Europës”- thuhet në në komunikatë për shtyp të AAK-së.
Sipas AAK-së, karakteristikat e administratës së sotme në Kosovë janë “numri i madh i ministrive, luksi i madh për mbajtjen e saj me vetura dhe punësimet mbi baza politike partiake e grupore-klanore.”
AAK-ja vlerëson se politizimi i administratës po e degradon këtë segment si të gjitha strukturat e tjera qeverisëse. Ndërsa, mungesa e vullnetit politik për reformat e domosdoshme në fushën e administratës, po e rëndon edhe më tej situatën.
“Po ju jap vetëm një shembull të absurdit të kësaj qeverie dhe kësaj administrate dinosaur që po e ha këtë popull dhe të cilës do t’ia kishin lakmi edhe vendet më totalitare: në burgjet korrektuese janë rreth 1300 të burgosur ndërsa janë të punësuar 1700 gardianë, pra shumë më tepër gardianë se të burgosur”- theksohet në deklaratën e AAK-së.
(er.nu/tg/BalkanWeb)