Reforma zgjedhore, PD-PS kanë të drejtë vetoje
TIRANË- Përgjatë 3 muajve, Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore i duhet të zbatojë 12 vendime, përmbushja e të cilave realizon plotësisht reformën e re elektorale.
“Gazeta Shqiptare” zbardh axhendën e komisionit i cili përveç partive politike, është i detyruar të bashkëpunojë edhe me ato të mbetura jashtë parlamentit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë që kanë përvojë në proceset zgjedhore në Shqipëri.
Gjithashtu anëtarësia prej 10 vetësh e komisionit do të zhvillojë konsultime edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi parashikon që deri në muajin mars, ky komision pritet të mbyllë reformën për proceset zgjedhore në Shqipëri.
Gjatë punës së tij, Komisioni parlamentar do të zhvillojë konsultime dhe seance diskutimi me partitë politike jo parlamentare të interesuara për reformën elektorale të cilat në zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile që kanë ekspertizë dhe eksperiencë në proceset zgjedhore në Shqipëri.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)