AAK në Qeveri, nëse është edhe LDK
(E plotësuar) Këshilli drejtues i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen që kanë mbajtur sot kanë thënë se ata do të jenë pjesë e Qeverisë vetëm nëse bëhet një koalicion në mes të PDK-LDK dhe AAK.
Në këtë vendim që ka marrë ky këshill nuk përmendet askund kushti i mëparshëm ku thuhej se AAK hynë në koalicion vetëm nëse Hashim Thaçi nuk është kryeministër.
Anëtar i kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri ka thënë se Këshilli do t’ja dërgoi këtë propozim edhe dy partive të lartcekura.
Nëse nuk realizohet ky koalicion, sipas Tahirit, AAK do të vazhdoi punën e saj si parti opozitare në Parlamentin e Kosovës.
Diskutojnë për pozicionin politik të AAK’së
Këshilli Kombëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mblidhet sot për të vendosur nëse do të pranojë ofertën e PDK-së për të hyrë në qeveria, apo do të mbetet në deklarimet e mëparshme, se në qeveri mund të hynë vetëm nëse kryeministër nuk do të jetë Hashim Tahçi.
Mbajtjes së takimit të Këshillit Kombëtar të AAK-së, i ka parapri një takim që kryesia e kësaj parti ka mbajtur dje, pas kthimit nga vizita në Hagë që i bënë tre zyrtar të lartë kryetarit të partisë Ramush Haradinaj.
Mbrëmë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi i ka thënë Kosovapress-it se AAK mbetet në qëndrimet e mëparshme se në qeveri hynë me kusht që Thaçi të mos jetë kryeministër.