Kosovë, certifikohenrezultatet e zgjedhjeve
PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi pasditen e sotme rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e pavarur, të zhvilluara më 12 dhjetor, e me rivotime në pesë komuna më 9 janar dhe në Mitrovicë më 23 janar të këtij viti.
Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, në Kuvendin e Kosovës prej 120 anëtarësh, shqiptarët do kenë 95 deputetë, ndërsa minoritet 25. Nga subjektet shqiptare, PDK ka 34 mandate, LDK 27, Lëvizja Vetëvendosje 14, AAK 12 dhe AKR 8 mandate.
Nga minoritetet, më së shumti vende në Parlamentin kosovar do kenë serbët – 13 (SLS 8, JSL 4 dhe SDSKIM 1). Partia turke KDTP ka fituar 3 mandate, partia boshnjake VAKAT 2, ndërsa 7 subjekte tjera minoritare nga 1.
Pas shpalljes më 30 janar të rezultatit zyrtar përfundimtar të zgjedhjeve, Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, i nominuar nga partia e tij fituese, PDK, edhe për një mandat të ri, ka paralajmëruar se “menjëherë me çertifikimin e rezultatit zgjedhor do të kemi edhe qeverinë e re shumetnike, shumëpërfshirëse në kuptimin politik dhe të standardeve euroatlantike".
Bisedat zyrtare për koalicionin qeverisës pritet të fillojnë që sot në mbrëmje ose nesër.
(e.n/BalkanWeb)