AAK: Jo qeverisëThaçi “2”
PRISHTINE- Partia Demokratike e Kosovës si fituese e zgjedhjeve parlamentare, njofton se ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përsërit se nuk do të lidhë koalicion me PDK-në, nëse kryeministër i ardhshëm do të ishte Hashim Thaçi. Ndërsa, Koalicioni për Kosovën e Re pret fillimisht ofertën e partisë fituese para se të japë një qëndrim zyrtar.
Nuk ka koalicion qeverisës me Partinë Demokratike nëse për postin e kryeministrit nominohet Hashim Thaçi, është pozicioni zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Qëndrimi i AAK-së pason certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me çka edhe zyrtarisht PDK-ja si partia fituese mund t’i nisë negociatat me partitë tjera për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Aktualisht, PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Hashim Thaçi, përveç minoriteteve, kanë në dispozicion edhe dy parti politike shqiptare për bisedime. Ato janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Koalicioni për Kosovën e Re.
Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar se nuk do të lidhin koalicion me PDK-në. Por, PDK-ja duket se do ta ketë të pamundur koalicionin me AAK-në. Avni Arifi nga kryesia e AAK-së thotë se kjo parti politike nuk do të hyjë në asnjë variant në koalicionin e ardhshëm qeverisës nëse në krye të Qeverisë mendohet të jetë Hashim Thaçi.
...nuk hyjmë në Qeveri me Hashim Thaçin kryeministër.
”Pozicioni i AAK-së është definitiv dhe është po ai që ka qenë edhe para tri vitesh, para dy vitesh, para një viti dhe është edhe tash se nuk hyjmë në Qeveri me Hashim Thaçin kryeministër. Është në interes jo vetëm të AAK-së, por edhe të Kosovës që Hashim Thaçi të mos jetë kryeministër i vendit”, deklaron Arifi.
(m.a/rel/BalkanWeb)