AAK s’ka unitet në Gjakovë

Mentor Kazazi nuk ka as një muaj që kur e mori librezën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe menjëherë po synon majën e degës më të fuqishme të saj.
Ai ka vendosur të bëhet kandidat për kryetar të degës së AAK-së ne Gjakovë, raporton KlanKosova.
Bile afaristi pohon se ne procesin zgjedhor te nëndegëve të AAK-së është mbështetur nga shumica e zonave.
Megjithatë kjo nuk po e frikëson aspak të parin e Gjakovës, Palë Lekaj, pasi sipas tij Kazazi nuk ka fare përvojë politike.
E se kush do të zgjidhet për të udhëhequr me degën me të fort të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të dihet më 3 mars, kur të mblidhet Kuvendi i degës së Gjakovës./Indeksonline/