E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër formatimi i qeverisë

Nesër ose pasnesër pritet të bëhet formatimi i qeverisë. Të paktën sa i përket Alencës Kosova e Re. Kështu ka pohuar nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari- Lila.

Sipas saj, kjo do të bëhet në një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nesër ose pasnesër kemi takim me kryeministrin Thaçi. Ne do t’i propozojmë emrat, ai do t’i emërojë se kjo i takon edhe me Kushtetutë”, ka thënë Kusari në KlanKosoava.

Ajo ka treguar se më herët ka pasu ofertë që të bëhet minister e Administratës Publike por nuk kishte pranuar. Ndërkaq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje prej Ministrisë së Tregtisë, të cilën e udhëheq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›