E Diel, 1 Nëntor 2026

Asociacioni i komunave serbe mund ta destabilizojë vendin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka drejtuar një sërë kritikash drejt Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me dialogun me Serbinë.

Ai në KTV është shprehur se qeveria e Hashim Thaçit po heziton t’i informojë qytetarët e Kosovës më shumë rreth përmbajtjes së Pakos së Ahtisaarit. Sipas tij, dialogu është i domosdoshëm dhe në interes të Kosovës, por duhet sqaruar me bashkësinë ndërkombëtare se kur duhet t’i vijë fundi këtij dialogu. Hyseni ka kërkuar gjithashtu edhe garancinë ndërkombëtare për të gjithë ato, qofshin marrëveshje apo konkluzione, që dalin nga këto bisedime.

Sa i përket asociacionit të komunave serbe, Hyseni i ka bërë thirrje kryeministrit Thaçi që të mos dalë jashtë kornizës ligjore dhe të jetë i kujdesshëm rreth çdo marrëveshje me Serbinë, në mënyrë që të mos krijojë precedencë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›