E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Ishte opsion, unë kryeministër, Thaçi president

Kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se para pak muajve, kur synonte të merrte drejtimin e qeverisjes në vend, me kryeministrin Thaçi kanë biseduar që Thaçi të behët president, ndërsa vetë kryeministër, por Thaçi nuk ka pranuar.
Haradinaj tha për televizionin Klan, se kjo çështje ka qenë opcionale.

“Ishte opsionale, mundësia që Thaçi të bëhet president e unë kryeministër, në rasë që ai do të deklarohet të shkon në këtë drejtim, pra atëherë ka pas dakordim që të xhindet një zgjidhje për situatën e re të krijuar”.

Haradinaj tha se nuk ishte shqyrtuar se çka do të ndodhte më presidenten Jahjaga, por thotë se ajo ka mandat legjitim. “Presidentja është në detyre, është zgjedhur nga partitë politike. Ajo mund të shqyrtojë pozicion e sajë, në rast që humbë besimin politik. Por ajo është në pozicion legjitim. Pra, nuk ishte biseduar për pozicion e saj opicional”.

Hardinaj thotë se qeverisja Thaçi është e dëmshme për vendin. Arsyeja se pse ka kërkuar të bëhet kryeministër, Haradinaj  thotë të jetë, pikërisht se qeverisja është në rrugë të gabuar.

“Nuk kemi pranuar të bashkëqeverisje më PDK-në, veç nëse ne e udhëheqim qeverinë. Në zgjedhjet ardhshme mund të jem në ndonjë koalicion me ndonjë parti, por jo me PDK-në”, tha Haradinaj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›