ABB dyshon për nënshkrim

Pronarit të kompanisë ABB, Azem Grajçevci, i mbetet Gjykata Supreme si e vetmja zgjidhje për të gjetur se kush e ka keqpërdorur nënshkrimin e tij në një vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Më 15 tetor, ai ishte ankuar në OSHP, lidhur me parregullsitë në tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës për ndërtimin dhe riparimin e rrjetit të tensionit të lartë dhe të ulët në 26 njësi të rrethit të Mitrovicës, në të cilin kishte marrë pjesë si ofertues.
Megjithëse kjo kompani ka pasur ofertën me çmimin më të ulët, përkatësisht 1 milion e 349 mijë euro, fitues është shpallur kompania Enbi Power nga Shqipëria me çmim 1 milion e 491 mijë euro, pasi që kjo e fundit, sipas OSHP-së, ka ofruar afat më të shkurtë për kryerjen e punimeve.
Grajçevci thotë se zyrtarë të OSHP-së, përveç vlerësimit joreal të ofertave, nuk kanë përfillur as procedurat ligjore në procesin e ankesave. Kjo e fundit nuk vlerëson se i është bërë e padrejtë kompanisë ABB nga Fushë-Kosova dhe ka vendosur të vazhdojë procesi i nënshkrimit të kontratës mes KEK-ut dhe kompanisë fituese.
Nga OSHP-ja është nënshkruar një letër se kinse ne kemi pranuar vendimin e saj për refuzimin e ankesës, thekson Grajçevci duke mohuar të ketë nënshkruar ndonjë dokument në OSHP, pasi që asgjë nuk i është dorëzuar nga ky organ, ashtu siç udhëzon procedura ligjore, që vendimi ti dorëzohet personalisht palës, apo përmes postës elektronike.
Ai thotë se tash do të ngre padi në Gjykatën Supreme për shkak të padrejtësive që i janë bërë në këtë proces.
Sipas Grajçevcit, ky tender është përcjellë me parregullsi edhe në vlerësimin e pikëve të ofertuesve dhe dyshon se ka qenë paraprakisht i përgatitur terreni që kompania nga Shqipëria ta fitojë atë.
Për 141 mijë e 714 euro kemi qenë më të lire se operatori që e ka fituar kontratën, pohon Grajçevci.
Ndërkaq, kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha, mohon të jetë keqpërdorur nënshkrimi i ofertuesit, duke thënë se ankesa pas vendimit për refuzim është tërhequr nga përfaqësuesit e kompanisë.
Ai thotë se te përzgjedhja e fituesit nuk është marrë për bazë vetëm çmimi i ofertuar nga asnjëra palë, pasi që kriter i kërkuar ka qenë oferta ekonomikisht më e favorshme.
Për vlerësim, si kriter 70 për qind të pikëve ka tërhequr çmimi, ndërsa 30 për qind afati i liferimit. Kompania ABB ka ofertuar me afat 120 ditësh, kurse ajo fituese me 84 ditë, thekson Hoxha.
Ai pranon se kompania ABB ka ofruar çmim më të mirë, por afati i kryerjes së punëve ka qenë shumë i gjatë krahasuar me atë nga Shqipëria.
Nuk kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Ne jemi shkalla e fundit e shqyrtimit të ankesave dhe pala ankuese mund të drejtohet me padi në gjykatën kompetente, është shprehur Hoxha.
Edhe zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, përjashton mundësinë të ketë pasur shkelje në procesin e përzgjedhjes së kompanisë që do të kryejë punimet në ndërtimin dhe riparimin e rrjetit të tensionit të lartë dhe të ulët në 26 njësi të rrethit të Mitrovicës.
Asaj kompanie nuk i është bërë aspak e padrejtë, për arsye se ajo nuk është eliminuar nga tenderi, thotë Buzhala
Lidhur me pakënaqësitë e kësaj kompanie, Buzhala thotë se ka vendosur Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka refuzuar ankesën e ABB-së si të pabazë. Ajo ka mjete të tjera juridike për kërkimin e së drejtës.