E Diel, 1 Nëntor 2026

ACIT: Eksportet ranë me 8 për qind në 2009

Ekonomia shqiptare paraqet një nivel të mirë të saj, megjithëse eksportet janë ulur me nivelin prej 8 për qind, ndërsa importet me 1.8 për qind. Rënia e eksporteve shqiptare me 8% gjatë vitit të kaluar, tregon se Shqipëria mund të jetë duke humbur terren në avantazhin konkurrues të sektorëve kryesorë eksportues (fason), si këpucët (5 % rënie). Kjo situatë kërkon një mbështetje

më të vendosur për këta sektorë nga politikë bërësit por gjithashtu një rritje të ndërgjegjësimit të bizneseve mbi nevojën për të diversifikuar tregun e tyre, theksoi Gentian Elezi, drejtor i ACIT, gjatë prezantimit të tij. ACIT u themelua në 2002 dhe në 2009 u regjistrua si një OJQ e pavarur që ofron informacion mbi tregtinë dhe shërbime konsulencë mbi çështjet e politikave ekonomike
Edhe pse deficiti tregtar i Shqipërisë nuk u thellua vitin që shkoi, pati një rënie të rëndësishme të eksporteve shqiptare, tha Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, Joseph C. Williams në një tryezë mbi politikat ekonomike që u mbajt sot në Tiranë. Kjo thekson nevojën e menjëhershme për të përmirësuar konkurueshmërinë e produkteve në tregjet e brendshme dhe të huaja. Tryeza, e financuar nga USAID, mblodhi përfaqësues nga firma dhe organizata të biznesit, agjenci qeveritare, OJQ, media dhe agjenci ndërkombëtare, për të diskutuar gjetjet e Raportit të Tregtisë së Jashtme 2009. Programet e USAID ndihmojnë në përforcimin e kapaciteteve të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të përmirësuar produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e tyre. Raporti jep të dhënat e fundit mbi rritjen makro ekonomike dhe tregtinë për politikë bërësit dhe përfaqësuesit e bizneseve për strategjitë dhe vendimet për investimet në të ardhmen.

Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 19:57

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›