Bankat “zhvatin” paratë e qytetarëve me komisione
16/04/2010 Guvernatori Fullani lëshon kritika: Qytetarët paguajnë komisione të paargumentuara
Mungesa e theksuar e transparencës është sëmundja që po vuan më së shumti sistemi bankar shqiptar. Konstatimi vjen nga autoriteti më i lartë i këtij sistemi, guvernatori Ardian Fullani, i cili në konferencën e katërt të Bankës Qendrore me bankat e nivelit të dytë sistemit, deklaroi publikisht se klientëve të bankave po ju imponohen produkte të shtrenjta. “Në Bankën e Shqipërisë jo rrallë vijnë ankesa nga qytetarë, përdorues të rregullt ose rastësisht të shërbimeve bankare në lidhje me kostot që aplikojnë bankat për këto shërbime. Rezulton që në mjaft raste qytetarët vendosen përpara faktit për të kryer për sa i takon detyrimeve ndaj bankës për shërbimet e përfituara, pa pasur më parë një informacion të mirëfilltë rreth arsyes dhe madhësisë së këtyre detyrimeve. Në raste të tjera përdoruesi i shërbimit nuk gjen shpjegimin e nevojshëm dhe bindës nga ana e bankës për arsye e lindjes së detyrimit dhe mënyrën e llogaritjes së tij”, thotë Fullani. Për guvernatorin Fullani çmimet e komisioneve bankare janë të paargumentuara, të padokumentuara dhe vendosen në kushtet e një mungese të theksuar të konkurrencës. “Në lidhje me mënyrën e vendosjes së komisioneve, bankat orientohet prej institucioneve konkurruese në treg dhe nuk rezulton të ketë një politikë aktive dhe njëkohësisht vizionare të zhvillimit të shoqërive bankare duke mbështetur rritjen e përdoruesve që lehtësisht mund të kthehen në klientë potencialë të bankave”, thotë Fullani. Përballë këtij qëndrimi të bankave tregtare guvernatori ka folur për një publik të matur drejt të cilit ka drejtuar edhe një mesazh për ta mbështetur me të njëjtin përkushtim sistemin bankar të vendit. Një tjetër apel që kreu i Bankës së Shqipërisë ka bërë në drejtim të sistemit bankar është dhe ai për rritje të nivelit të kreditimit. Kjo veçanërisht për sa i përket huasë në lekë, me qëllim që klientët, por edhe bankat të jenë të mbrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit.
“Më shumë besim tek monedha jonë kombëtare! Më shumë besim tek sistemi ynë bankar! Më shumë besim te analiza e Bankës së Shqipërisë dhe sistemit bankar! Më shumë depozita do të thotë më shumë kredi. Më shumë kredi do të thotë më shumë mirëqenie për vendin tonë”.
“Në mjaft raste qytetarët vendosen përpara faktit të kryer për sa i takon detyrimeve ndaj bankës për shërbimet e përfituara, pa pasur më parë një informacion të mirëfilltë rreth arsyes dhe madhësisë të këtyre detyrimeve. Në raste të tjera, përdoruesi i shërbimit nuk gjen shpjegimin e nevojshëm nga ana e bankës për arsyet e detyrimit dhe mënyrën e llogaritjes së tij”.
“Transaksionet midis klientëve të bankave të ndryshme penalizohet prej komisioneve relativisht të larta, duke penguar në këtë mënyrë kryerjen e pagesave nëpërmjet bankave me pasoja të padëshiruara për ecurinë e parasë në dorë në ekonomi”.
Bankat greke
Megjithëse se vëmendja e Bashkimit Evropian është mbështetur në ndihmën e Greqisë për të kaluar krizën ekonomike situata që po kalojnë bankat e vendit fqinj nuk duket aspak pozitive. Aktualisht BE-ja i ka akorduar Greqisë një borxh prej 30 miliardë eurosh, që do të shërbejë për uljen e borxhit të jashtëm, por 4 bankat më të mëdha greke vazhdojnë të jenë në një situatë të rënduar. Për këtë arsye bankat më të mëdha të Greqisë kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të shtetit për të siguruar rreth 15 miliardë euro si garanci për vazhdimësinë e tyre. Kjo kërkesë erdhi pasi vetëm gjatë këtyre muajve të fundit qytetarët grekë kanë tërhequr nga bankat e tyre dhe kanë depozituar në Qipro dhe në Luksemburg rreth 10 miliardë euro.
Kreditimi i biznesit
“Sektori bankar duhet të synojë një rigjallërim gradual të kreditimit, duke kontrolluar cilësinë e kredisë. Rigjallërimi i kreditimit është një zhvillim i dëshiruar, por kjo duhet të realizohet mbi bazën e një analize të kujdesshme, duke ndjekur me vëmendje ecurinë e cilësisë së kreditimit”, thuhet në raportin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në këtë kuadër nga ana e Bankës së Shqipërisë vlerësohet që përkeqësimi i cilësisë së kredisë do të shënojë vlerën më të lartë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 dhe do të stabilizohet në gjysmën e dytë të tij. Një përmirësim gradual, por i qëndrueshëm i këtij treguesi, pritet të shfaqet në vitin 2011. Lidhur me kreditimin e bizneseve Banka bën thirrje për një kreditim më të madh të biznesit të vogël dhe të mesëm.