Shqipëria, përmirësohen treguesit ekonomikë
16/04/2010 Raporti
Qeveria shqiptare ka përmirësuar klimën për biznesin dhe se treguesit ekonomik janë pozitivë. Ky vlerësim është dhënë dje nga Drejtori i USAID-it në Shqipëri, Xhozef Uilliams, gjatë prezantimit të raportit të ACIT, “Tregtia e Jashtme e Shqipërisë në 2009”. Ndërkohë që gjatë këtij prezantimi u theksua se Shqipëria duhet të bëhet konkurruese në tregjet e huaja nëpërmjet rritjes së eksporteve. Sipas tij, edhe pse deficiti tregtar nuk u thellua vitin e kaluar eksportet pësuan një rënie të ndjeshme prej 8 për qind, çka shton domosdoshmërinë për të përmirësuar konkurrueshmërinë e produkteve në tregjet e brendshme dhe të jashtme. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili ka vlerësuar ecurinë pozitive të ekonomisë sonë gjatë periudhës së krizës globale. “Në qoftë se vendet e tjera kanë pasur rënie të importeve 10 apo 15 për qind, rëniet e importeve në Shqipëri kanë qenë vetëm 1.8 për qind. Vendet e tjera rreth nesh, apo edhe vendet e zhvilluara të botës dhe Evropës kanë pasur rënie shumë më të mëdha eksportesh në rreth 20-25 për qind, Shqipëria për shkak të rënies së kërkesës në tregun botëror, ka pasur rënie të eksporteve rreth 8 për qind”, u shpreh Prifti. Shqipëria mbetet një vend importues i pjesës dërrmuese të produkteve që konsumon, duke filluar nga produktet ushqimore e deri tek lënda e parë për industrinë, ndërkohë që eksportohen kryesisht mallra fasoni si tekstile dhe këpucë.
Prifti
Gjatë fjalës së tij, ministri Prifti theksoi se mbi këtë raport duhet të nxjerrin detyra dhe të reflektojnë të gjithë ata që merren me politikëbërje, madje dhe opozita. Duke u ndalur te raporti i ACIT, “Tregtia e Jashtme e Shqipërisë në 2009”, ai vlerësoi faktin se, të dhënat krahasuese të tij tregojnë se ekonomia shqiptare ka vazhduar të rritet në kushtet e një krize globale, në një kohë që shumë vende të rajonit, por edhe vende të tjera në botë, janë përballur me efektet e krizës dhe kanë pësuar rënie ekonomike.