Paratë e Trustit, peng të Ligjit

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në vazhdimësi kanë kritikuar Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, se nuk po i investon mjetet e kontribuuesve në Kosovë. Por, asnjëri prej këtyre institucioneve nuk kanë bërë asgjë për krijimin e kushteve për kthimin e parave në vend.
Ligjin që ata e kanë miratuar, tani për tani nuk lejon që në Kosovë të investohen më shumë së 5 për qind e mjeteve të mbledhura në Trust.
Ndërkohë që nuk është parë ndonjë përparim për krijimin e mekanizmit ligjor që do të rregullonte tregun e letrave me vlerë.
Krijimi i këtij tregu do të mundësonte investimin e 30 për qind të Fondit në fletëobligacione që lëshon Qeveria.
Udhëheqësit e Trustit thonë se nuk mund të veprojnë kundër ligjit, derisa deputetët dhe njohësit e ekonomisë fajësojnë këtë institucion për mosgjetje të alternativave për investime.
Në bazë të Ligjit mbi pensionet, nga mjetet e Trustit të mbledhura deri tani, që janë 407.4 milionë euro, në Kosovë janë të investuara vetëm 37 milionë euro, duke llogaritur edhe kthimin në investime, i cili është depozituar përsëri në bankat komerciale në Kosovë. Të njëjtën politikë të investimeve të mjeteve janë të obliguar ta ndjekin edhe fondet suplementare të pensioneve, sikur Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve, të cilët nuk mund të investojnë më shumë se pesë për qind nga shuma e përgjithshme e mjeteve në tregun e Kosovës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...