E Diel, 1 Nëntor 2026

Vështrime italiane, në Muzeun Kombëtar

Në kuadrin e sezonit të madh të eventeve Dy Popuj, Një Det, Një Miqësisot në muzeun Historik Kombëtar, në praninë e ambasadorit italian, Saba DElia, regjisorja e shquar italiane Lina Vertmuller do të marrë pjesë në përurimin dhe prezantimin e ekspozesë kinematografike

Vështrime italiane. Kjo ekspoze, që promovohet me rastin e 20-vjetorit të Kooperacionit italian në Shqipëri, konsiston në shfaqjen e 8 filmave, kryevepra të kinematografisë italiane në vitet 1950-1970, që ilustrojnë kuadrin historik e shoqëror të Italisë së atyre viteve. Titulli Vështrime italiane ka për qëllim të vërë theksin sidomos në karakteristikën e këtyre filmave si dëshmi e një shoqërie në evolucion të thellë: vitet e rindërtimit, të boom-it ekonomik dhe të të gjitha atyre kontradiktave që kanë karakterizuar shoqërinë italiane të asaj periudhe. Filmat e ekspozesë: Mimi metallurgico ferito nellonore (1972, regjia: Lina Vertmuller), Il medico della mutua (1968, regjia: Luigi Zampa), Matrimonio allitaliana (1964, regjia: Vittorio De Sica), Ieri, oggi, domani (1963, regjia: Vittorio De Sica), Le mani sulla citta (1963, regjia: Francesco Rosi), Rocco e i suoi fratelli (1960, regjia: Luchino Visconti), Peccato che sia una canaglia (1954, regjia: Alessandro Blasetti), I vitelloni (1953, regjia: Federico Fellini).Ndërkaq që mbrëmë u ngjit në skenën e TKOB grupi italian La Bande del Sole me Tony. Me rastin e stinës së madhe të aktiviteteve Italia dhe Shqipëria 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi, Tony Esposito, bateristi më i madh italian dha një koncert me Bandën e Diellit pranë Teatrit të Operës dhe Baletit.

Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 18:52

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›