“ACR”: Administratori nuk do largohet
Kompania “ACR”, ka plotësuar 3 kërkesa të minatorëve të Bulqizës, ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të ndryshojë administratën e saj.
Presidentja e “ACR”, Skatche-Depich në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se nuk do të largohet administratori i kësaj kompanie.
Duke u ndalur tek kërkesat e parashtruara prej kohësh nga minatorët, presidentja u premton atyre rritje të pagës me 20% si dhe përmirësimin e kushteve të punës në minierën e Bulqizës.
Më herët, presidentja e "ACR", Skatche-Depich, i është drejtuar me një mesazh të gjithë minatorëve të Bulqizës duke i pohuar se është aty për t`i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar. Ajo ka ftuar që minatorët të zgjedhin një përfaqësi prej katër vetash për t`u takuar me të.
Ndërkohë që mësohet se minatorët e Bulqizës, kanë ndërprerë protestën për sot dhe pritet ta rifillojnë sërish nesër.