ACR: Minatorët të kthehen në punë, të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës
ACR ka reaguar pas afatit të vendosur nga ana e minatorëve për gjetjen e një marrëveshjeje, dhe ka kërkuar nga ana e tyre që të kthehen në punë.
ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve t`i bashkohen grupit, që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës.
Minatorët duhet të kontaktojnë me administratën e minierës, në sektorin, të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës, minatorëve do t`u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR, thuhet në deklaratën e publikuar nga ACR-ja.
Në një komunikatë për shtyp, ACR u bën thirrje minatorëve të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij.