Berisha vijon me inagurime rrugësh fshati
Kryeministri Beriha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në komunën Hotolisht të Librazhdit, ku ka inaguruar nisjen e punimeve për rrugën e një fshati.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka deklaruar se çdo fshat do të ketë rrugë të asfaltuara si dhe do komunë do të lidhet me aksin nacional.
Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi se do të miratohet çdo projekt për zhvillimin e bujqësisë duke mbështetur edhe fermerët e zonës.
Ai gjithashtu u zotua se qeveria do të bëjë ç`është e mundur për të eleminuar varfërinë duke krijuar vende të reja pune.