Arbitrazhi, ceket e “CEZ” fillojne gjyqin kunder Shqiperise Eglantina Nasi
Konflikti i zgjatur me shtetin dhe heqja e licencave qe zoteronin ne tregun shqiptar te energjise, duket se i ka detyruar ceket e grupit “CEZ” te ndermarrin procesin e arbitrazhit nderkombetar. Lajmi i nisjes se tij, eshte bere me dije prej drejtuesve te ketij grupi, duke konfirmuar konkretisht se ata ia kane bere tashme me dije pales shqiptare kete nisme. “CEZ-i e ka njoftuar zyrtarisht qeverine e Shqiperise per planin e vet mbi fillimin e nje
arbitrazhi nderkombetar”, kane bere me dije burimet zyrtare te grupit “CEZ”. Duke konfirmuar ne kete menyre se nuk ka gjasa per kthim mbrapsht dhe mbylljen me kaq te konfliktit ekzistues me palen shqiptare. Grupi “CEZ”, pjesa me e madhe e te cilit administrohet nga shteti i Republikes Ceke, nuk sqaron ne fakt se ku do te zhvillohet ky gjykim mes paleve, as edhe sesa zhdemtime do te kerkoje konkretisht prej Shqiperise. Por ka vleresuar se humbjet e tij ne investimin e ndermarre ne vendin tone, zene nje shifer rreth 200 milione eurosh. Dhe pikerisht, pretendimi kryesor i ngritur nga grupi cek per te shkuar ne arbitrazh, eshte ai qe investimet e ndermarra nga kompania “CEZ Shperndarje” ne Shqiperi, u kryen ne nje mjedis aspak te mbrojtur. “Grupi CEZ pret te marre nje kompensim per demin e shkaktuar, pasi kompania ka te drejte per nje te tille ne perputhje me ligjin nderkombetar”, citon me tej deklarata zyrtare e cekeve lidhur me nje fakt te tille. Duke detajuar se kjo e drejte i buron nga nje marreveshje e bere midis Republikes Ceke dhe Republika se Shqiperise per te mbeshtetur dhe mbrojtur reciprokisht investimet e tyre. Por, edhe nga Traktati i Kartes se Energjise, i cili percakton bashkepunimin nderkombetar ne sektorin e energjise, i nenshkruar nga te dy vendet. Nderkaq, vete drejtuesit e “CEZ”-it pohojne se vlera e investimit fillestar ne Shqiperi ishte 102 milione euro, rreth dhjete here me pak se sa paguan investitoret e tjere per marrjen e nje kompanie te shperndarjes se energjise per shembull ne Rumani. E me gjithe kete lehtesi qe paten ne aspektin financiar, ata vijojne me tej, te gjejne justifikime te ndryshme, si ajo e thatesires per shembull gjate vitit te kaluar, per te shpjeguar nivelin e larte te humbjeve te tyre dhe mosrealizimin e investimeve. Sipas tyre, ishte thatesira, e cila ndikoi ne faktin e kryerjes se importeve te energjise nga KESH-i dhe komplikimit te situates. Nderkaq, nga ana e saj, qeveria e Shqiperise e ka akuzuar kompanine “CEZ Shperndarje”, se ka deshtuar te investoje ne sektorin e energjise se vendit tone dhe se e ka penguar importin e energjise elektrike, por edhe shperndarjen e saj.
Edhe pala shqiptare pretendon te shkoje ne Arbitrazh, si e demtuar nga “CEZ”-i
Edhe pala shqiptare nga ana e saj, nuk e perjashton mundesine e gjykimit te ceshtjes se konfliktit te saj me grupin cek “CEZ”, ne arbitrazh nderkombetar. Nje gje e tille eshte bere me dije gjate diteve te fundit nga perfaqesues te ndryshem te Entit Rregullator te Energjise, por edhe vete ministrise se Ekonomise, e cila rezulton te jete edhe pronarja e aseteve te kompanise “CEZ shperndarje”. Konkretisht, kreu i ERE-se Sokol Ramadani eshte shprehur se “ne kemi shume dokumentacione, te cilat mund t’i kemi ne Gjykaten Nderkombetare”. Madje edhe se ministria ka punesuar nje kompani shume te mire ne lidhje me arbitrazhin nderkombetar, Gharavi, me qender ne France dhe po pergatit te gjitha te dhenat qe t’i sherbejne per kete ceshtje. Ndersa numri 2 i METE-s, Eno Bozdo, ka thene se pala shqiptare i ka te gjitha mundesite per ta fituar kete ceshtje ne Arbitrazh.