ACR e krijuar nga njerezit e Genc Rulit

Opozita ka publikuar fakte të forta në kuvend, gjatë një interpelance me ministrin e Ekonomisë lidhur me situatën në minierat e kromit.
Deputeti Sajmir Tahiri tha se ACR është kompani e krijuar nga njerëzit e ish ministrit të Ekonomisë Genc Ruli dhe drejtues lokalë në Bulqizë qe jane edhe zyrtaret e Partise Demokratike.
Ministri i Ekonomise deklaroi se pas greves ne Bulqize jane edhe interesa te krereve sindikaliste qe bejne biznese pas kraheve te punetoreve.
Ministri Naco: Një arsye e rëndësishme e pezullimit të aktivitetit minerar në zonën D, ishte fakti se ACR në 2010 MinatorëtBulqizë, rinisin protestat Sindikatat padisin ACR-nëNikolla: ACR të respektojë ligjin ka lidhur disa kontrata nënkontraktore me subjekte të tjerë që operojnë në këtë fushë pa miratimin e Ministrisë, që është në kundërshtim të plotë më kontratën koncensionare. Shoqëria koncensionare nuk ka realizuar programin e investimeve sipas marrëveshjes koncensionare për punimet që lidhen me thellësine dhe më konkretisht hapja e kompleksit të punimeve në nivelin 16 dhe 20. METE duke vlerësuar me përgjegjshmëri dhe objektivitet raportin e përpiluar në grupin e punës, me specialistët më të mirë në fushën minerare, të kësaj ministrie, të AKPN-së të shërbimit gjeologjik shqiptar mori edhe këto masa: pezullimin e menjëhershëm të lejes minerare në zonën D dhe shpalljen e pavlefshme të të gjitha marrëveshjeve nënkontraktore që shoqëria ACR ishte lidhur me subjektet lokale që në vitin 2010, duke urdhëruar që aktiviteti në këtë zonë do të kryhet vetëm nga shoqëria koncensionare ACR, në përputhje të plotë me ligjin për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë. Në lidhje me mosrealizimin e investimeve të marrëveshjes koncensionare, përcaktuam vlerat dhe penalitetet financiare për mosrealizim të investimeve dhe detyrimeve sipas marrëveshjes koncensionare. Greva e punonjësve është ndjekur për kërkesat e ligjshme të minatorëve. Pasi kam ndjekur nga afër dinamikën e kësaj greve kam krijuar bindjen e plotë se drejtuesit e grevës po spekulojnë me interesat e ligjshme të minatorëve dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të larguar kompaninë ACR, me synimin e qartë për t'u kthyer nga sindikalistë në biznesmenë, qoftë edhe me financimin e disa grupeve të biznesit lokal që mbajnë peng zgjidhjen e kësaj situate deri në falimentimin e kësaj kompanie dhe largimin e saj nga Shqipëria.
Deputeti Tahiri - Historia e koncensionit në atë minierë është tranformuar në një marrëdhënie korruptive dhe të jashtëligjshme. Si fillim marrëveshja koncensionare eshte lidhur mes shtetit te DARFO, por pastaj DARFO u zhduk pa shpallur faliment, duke marrë edhe arkëtimin e milionave që kishte fituar në atë moment. Me ndryshim emri u fut në lojë një tjetër kompani ACR. Në 2007 kur fitoi të drejtën për të shfrytëzuar Bulqizën, kishte 7 vjet që mbijetonte në treg. E themeluar në vitin 2000 përfaqësuesi t e saj kanë qenë Kristo Rodi dhe Eduard Belegu. Rodi, shok klase dhe mik i ngushtë me Genc Rulin. Në kohën kur ACR zëvendësoi DARFO-n ishte ministër Ruli. Duket se me miratimin e ministrit të asaj kohe shoku i Rulit, të drejtën për të shfrytëzuar minierën e kaloi nga DARFO te ACR. Ajo që kuptohet zoti ministër është se ju lini në fuqi një marrëveshje edhe pse është tërësisht nul pa u miratuar nga parlamenti. Si ka mundësi që nuk i kërkoni kompanisë të shlyejë detyrimet financiare. Më e pakta kjo ngre dyshime për ju zoti Naco.(Se shpejti me gjeresisht nga punimet e sotme ne kuvend)
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika BB: Shqipëria, më e korruptuara
Banka Botërore vëren se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe i kërkon qeverisë të përshpejtojë reformat për të nxjerrë sektorin publik nga korrupsioni. 21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis. Berisha: Rezolutë për integrimin
Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën për bashkëpunim në hartimin e një rezolute për procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Jonathan Stonestreet shefi misionit të OSBE-ODIHR është rikthyer në Shqipëri për t'i prezantuar palëve problematikën dhe rekomandimet e dala nga raporti për zgjedhjet e 8 Majit. Sikurse edhe në raportin përfundimtar, zoti Stonestreet e ka patur të vështirë të japë një konkluzion final nëse zgjedhjet lokale i përmbushën standardet e kërkuara nga BE.
Lajmet kryesore
Berisha: Rezolutë për integrimin
Opozita: Të kthejmë pavarësinë e institucioneve
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
BB: Shqipëria, më e korruptuara