E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB Shqiperia me e korruptuara


Banka Botërore vëren se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe i kërkon qeverisë të përshpejtojë reformat për të nxjerrë sektorin publik nga korrupsioni.

"Perceptimi i korrupsionit, në sensin e atyre që paguajnë rryshfet, ka ardhur në rënie në tre vitet e fundit, sipas studimeve tona, por është sërish i lartë dhe është më i lartë se sa në vendet fqinje. Mbetet ende shumë punë për t'u bërë në këtë drejtim", tha Jane Armitage, drejtoresha e BB-së per Europen Juglindore

Kryeministri Berisha tha se qeveria ka bërë përpjekjet të mëdha në luftën kundër korrupsionit duke përmendur një sërë reformash, që sipas Shqipëria është shumë e lidhur me prosperitetin ekonomik të Europës Perëndimore. Normat e rritjes ekonomike, nuk janë më si më parë. Qeveria të ulë borxhin publik, duhet të miratojë buxhete me deficit më të lartë se 3 perqind

Jane Armitage
Drejtoreshe e BB-së per Europen Juglindore tij e luftojnë atë.

"Arritjet janë të pamohueshme. Ky vend është i vetmi vendi në Europë që i ka dyfishuar të ardhurat nga taksat dhe tatimet nga viti 2004, krahasuar me vitin 2009. Ky vend vendosi i pari në botë sistemin 100 përqind të prokurimeve elektronike, në sajë të ndihmës që na dha USAID-i", tha Berisha.

Po Armitage tha se ligji i prokurimeve është shumë i mirë, por më e rëndësishme është zbatimi i tij."Bizneset thonë se transparenca në prokurime është rritur, por disa prej tyre ngrenë shqetësimin se në fusha të caktuara ai nuk po zbatohet plotësisht", tha Armitage

Drejtoresha e Bankës për Europën Juglindore ishte në Tiranë për të prezantuar një sërë raportesh dhe studimesh që lidhen me qeverisjen në Shqipëri. Një nga pikat më të nxehta që ajo ngriti pas korrupsionit është cështja e pronave.

"Në vecanti siguria e të drejtës së pronës eshtë thelbësore. Kjo është një cështje që prek të gjitha vendet e rajonit. Ka një konsensus të gjerë mes gjithë faktorëve se kjo është një fushë, ku Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat", tha drejtoresha.

Banka thotë se ulja e korrupsionit dhe zgjidhja e cështjes së pronave janë jetike për të mos lënë ekonominë të zhytet edhe më thellë në vorbullën e krizës dhe pasigurive të mëdha që vijnë nga kriza europiane e borxheve.

"Të gjithë janë të shqetësuar se kriza e borxheve në Eurozonë dhe normat e ulëta të rritjes, do të godasin ekonomitë në zhvillim të rajonit. Shqipëria është shumë e lidhur me prosperitetin ekonomik të Europës Perëndimore. Normat e rritjes ekonomike, nuk janë më si më parë dhe është e rëndësishme që qeveria të ulë borxhin publik e për këtë i duhet të miratojë buxhete me deficit më të lartë se 3 përqind", tha Armitage. Sondazh

Keni besim se ne Shqiperi do te zgjidhet ceshtja e pronave?

Po, drejt asaj rruge po shkon

Jo, pronari nuk do ta marre te drejten e tij


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_363'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(363); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika "ACR e krijuar nga njerëzit e Genc Rulit"
Opozita ka publikuar fakte të forta në kuvend, gjatë një interpelance me ministrin e Ekonomisë lidhur me situatën në minierat e kromit.
21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis. Berisha: Rezolutë për integrimin
Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën për bashkëpunim në hartimin e një rezolute për procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Jonathan Stonestreet shefi misionit të OSBE-ODIHR është rikthyer në Shqipëri për t'i prezantuar palëve problematikën dhe rekomandimet e dala nga raporti për zgjedhjet e 8 Majit. Sikurse edhe në raportin përfundimtar, zoti Stonestreet e ka patur të vështirë të japë një konkluzion final nëse zgjedhjet lokale i përmbushën standardet e kërkuara nga BE.

Lajmet kryesore

"ACR e krijuar nga njerëzit e Genc Rulit"
PS akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Berisha: Rezolutë për integrimin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›