E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Gazmend Oketa: Qeveria e duarve të pastra nuk qëndron më

Deputeti demokrat, ish ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër, analizon zgjedhjet e 8 majit, rezultatin e PD-së, rikthimin e opozitës në Kuvend dhe a duhet të ndryshojë qeveria aktuale e drejtuar nga Berisha. Sepse Qeveria e duarve të pastra nuk qëndron

Nga Renato Kalemi

Gazmend Oketa është nga ato figura në Partinë Demokratike që ka ruajtur gjithmonë një profil të tijin politik. Ish ministër i Mbrojtjes dhe ish zëvendëskryeministër në qeverinë Berisha 1, sot gjendet jashtë Kryesisë së PD-së pas votimeve partiake në fund të korrikut. Më i rëndësishëm se diskutimi mbi emra konkretë të cilët mbetën jashtë kryesie, është fakti se më në fund pas dy vitesh vonesë të pa shpjegueshme kemi një kryesi të re, shprehet ai për Klan. Nëpër rreshta Oketa nënvizon se, në zgjedhjet vendore të 8 majit, nëse do të analizonim vetëm rezultatin e PD-së, nisur nga votat për këshilltarë bashkiak apo komunash, atëherë ky rezultat lë shumë për të dëshiruar. Por, që gjithçka përmbyset nëse shihen votat e fituara në koalicion. Sipas tij, debati publik Berisha-Rama nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, përkundrazi do të kish qenë më mirë sikur ai të zhvillohej çdo javë në sallën e Parlamentit.

- Zoti Oketa, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi zyrtar i zgjedhjeve të 8 majit, e megjithatë do dëshironim një vlerësim nga ana juaj: Në tërësinë e tyre, përfshirë edhe atë çfarë ndodhi në Tiranë, çfarë opinioni ndani për këto zgjedhje? 

Analizën lidhur me zgjedhjet lokale të datës 8 Maj 2011 do ta shikoja në dy plane. Së pari, ana e përgatitjeve teknike dhe infrastrukturës zgjedhore. Pavarësisht disa vonesave për shkak të angazhimit të vonshëm në këtë proçes të PS-së dhe aleatëve të saj, mendoj se infrastruktura zgjedhore, listat zgjedhore dhe elementë të tjerë teknik ishin në një nivel shumë të kënaqshëm për të mundësuar zgjedhje konform standarteve të kërkuara. Por, a mjafton kjo? Parë në planin e dytë, atë politik, duhet të pranojmë se situata tejet e polarizuar dhe e tensionuar politike, pavarësisht se kishim thjesht zgjedhje lokale, bëri që edhe mbas mbarimit të këtyre zgjedhjeve shtrëngimi i duarve midis kundërshtarëve politik, urimi i fituesve dhe pranimi i rezultatit përsëri të mungojnë. Tensioni politik, kriza e besimit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, nuk bënë gjë tjetër veçse i paraprinë një fundi të njohur tashmë të proceseve zgjedhore, ku njëra palë nuk e pranon rezultatin përfundimtar. Nëse ne si mazhorancë dhe opozita do të kishim bashkëpunuar para zgjedhjeve bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR të vitit 2009, mendoj se dhe klima zgjedhore do kish qënë më pak e polarizuar dhe vetë proçesi zgjedhor do të përmbushte maksimalisht të gjitha standartet. Gjithsesi gjykoj se determinant në fatin e zgjedhjeve është vullneti politik dypalësh, respekti dhe besimi reciprok ndërmjet kundërshtarëve politik. Ne mund të ndryshojmë pa mbarim kodin zgjedhor, por pa plotësuar këto kushte politike gjykoj se do të ndodhemi gjithmonë në situata të ngjashme me ato të zgjedhjeve të fundit.

- Mendoni se PD i fitoi apo humbi këto zgjedhje, duke pasur parasysh se ajo humbi në qytetet e mëdha, por fitoi në Tiranë pas një procedure të gjatë e të vështirë ligjore, ku nuk munguan edhe përplasjet juridike? 

Më duhet tju bëj një saktësim. PD nuk garoi e vetme në këto zgjedhje, por garoi në koalicionin Aleanca për Qytetarin, koalicion i përbërë nga shumë forca politike. Nëse do analizonim vetëm rezultatin e PD-së, nisur nga votat për këshilltarë bashkiak apo komunash, atëherë ky rezultat lë shumë për të dëshiruar. Nëse do ta analizojmë si koalicion, atëherë rezultati është rreth njëqind mijë vota më shumë në të gjithë Shqipërinë për Aleancën për Qytetarin. Personalisht do të preferoja disa vota më pak si koalicion, por ne duhej të kishim fituar disa qytete të mëdha, duke përjashtuar këtu Tiranën e cila ishte vërtet një fitore e madhe. Fakti që në Tiranë u bë një garë e fortë deri në votën e fundit duhet të na detyrojë që të përgëzojmë të dy kandidatët kryesorë, si z.Basha ashtu dhe z.Rama për fushatën që zhvilluan. Z.Basha në gjykimin tim ishte dhe e veçanta e të gjithë zgjedhjeve lokale, pasi arriti të bënte një fushatë krejt ndryshe. Krejt ndryshe jo vetëm krahasuar me rivalin e tij direkt, por dhe krahasuar me kandidatët e tjerë të Aleancës për Qytetarin. Do të ishte vërtet një gjë tejet pozitive, nëse dhe situata pas përfundimit të numërimit të kutisë të fundit të ishte e qetë dhe e ngjashme me situatën që dominoi gjatë fushatës. Një betejë ligjore, e cila parashikohet në kodin zgjedhor të miratuar nga të dy palët, e zhvilluar pa presione politike, jo vetëm do ishte një mbyllje dinjitoze e një gare të bukur, por do të ishte dhe një vlerë e shtuar në vlerësimet pozitive për këto zgjedhje.

- Me fillimin e legjislaturës së re në vjeshtë, PS-ja është rikthyer në Parlament, duke i dhënë një mundësi qetësimit të krizës politike që mbretëron prej vitit 2009. Ajo madje ka ofruar një pakt me dhjetë pika, i negociueshëm, por që prek disa nga çështjet më nevralgjike të jetës politike në vend. Si e cilësoni atë pakt dhe a duhet ta pranojë PD-ja, në mënyrë që të ecet përpara me reformat?

Së pari do të vlerësoja si tepër pozitiv rikthimin e opozitës në parlament, rikthim i cili sigurisht do të ndikojë për mirë si në funksionimin normal të Kuvendit, ashtu dhe në normalizimin e mardhënieve mazhorancë-opozitë. Referuar paketës prej 10 kushtesh të vendosura nga opozita unë kam këtë koment: Tashmë pas dy vitesh konflikti politik, pas dy vitesh mosfunksionimi normal të Kuvendit për shkak të bojkotit të opozitës, të tentosh të rivendosësh urat e bashkëpunimit me mazhorancën duke vendosur kushte pa asnjë lloj negociate paraprake, nuk më duket zgjidhja e duhur. Opozita është në të drejtën e saj të vendosë dhjetë apo më shumë kushte, por nuk më duket normale që ky pakt, këto kushte ti komunikohen mazhorancës nëpërmjet medias. Rivendosja e dialogut, kontaktet dy apo më shumë palëshe, së paku në nivel kryetarësh të grupeve parlamentare, duhet të kishin përgatitur terrenin për të kaluar në propozime konkrete, të cilat mund të ishin pesë, dhjetë apo dhe më shumë pika. Ambalazhimi i këtij propozimi me emërtimin pakt kombëtar për integrimin sigurisht e bën të tingëllojë bukur, por praktikisht nuk duket se ka zgjidhur apo ka ndryshuar gjë në raportin mazhorancë-opozitë. Përkundrazi vazhdon i njëjti stil komunikimi si gjatë këtyre dy viteve të fundit, komunikim nëpërmjet ekraneve të medias, vetëm se me numër më të reduktuar konferencash për shtyp. Nëse duam të bashkëpunojmë për integrimin atëherë duhej që prej një viti të kishim filluar punën për të përmbushur 12 rekomandimet e Komisionit Europian, rekomandime të lëna në tryezën e politikës shqiptare plot 12 muaj më parë. Bashkëpunimi për këto rekomandime do të ndihmonte dhe daljen nga kriza politike, pasi të dyja palët nuk do të ndjeheshin të cënuar në sedrën e tyre politike, shpesh të sëmurë, pasi këto rekomandime nuk janë kushte të vendosura nga njëra palë kundrejt tjetrës, por janë rekomandime të institucioneve europiane, institucione të paanshme, institucione ku ne duam të integrohemi.

- Si rezultat i kësaj krize të stërzgjatur, në datën 13 tetor Shqipërisë pritet ti refuzohet marrja e statusit të vendit kandidat në BE. Cilin është opinioni juaj lidhur me këtë refuzim të dytë? 

Fatkeqësisht nisur nga zhvillimet e deritanishme dhe nga mosplotësimi i 12 rekomandimeve të dhëna nga Komisioni Europian 12 muaj më parë edhe këtë vit pritet që Shqipërisë ti refuzohet statusi i vendit kandidat. Dhe kjo është vërtet për të ardhur keq, pasi të gjithë deklarohemi se jemi për integrim europian, të gjitha partitë politike shqipare e kanë në programet e tyre si prioritet këtë objektiv dhe kur vjen p

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›